Panorama Sport (Albania)

Harrohet “sex gate”, Valbuena: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Karim Benzema ka arri tur të bëjë për vete edhe "armikun" e tij, Matië Valbuena, me të cilin u detyrua të përballej deri në gjykatë dhe humbi për disa vjet kombëtaren franceze. Sezoni fantastik i bërë nga sulmuesi i Realit të Madridit ka bërë që Benzema të marrë lëvdata dhe nga ish-shoku i tij. Dy personazhe­t u përfshinë në një çështje gjyqësore që zgjati me vite, me Valbuenën që akuzoi Karim Benzemanë për shantazh, në atë që njihet dhe si "sex gate". Çështja gjyqësore u mbyll vetëm pak muaj më parë, teksa vetëm pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve, Karim Benzema vendosi të mos apelonte vendimin e gjykatës së Versajës në Francë që e dënonte me 1 vit burg me kusht dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. Kjo ka bërë që mesfushori i Olimpiakos­it

dhe ish-shoku i skuadrës në kombëtaren franceze të ndihet i lehtësuar dhe "i lumtur", siç e ka pranuar në programin "Rothen s'enflamme", i prezantuar nga ish-mesfushori i PSGSË, Zherom Roten, në "RMC". Valbuena ka rrëfyer se nuk është i inatosur me Benzemanë,

madje ai ka theksuar se ka bërë "fushatë" që sulmuesi i Realit të Madridit të fitojë "Topin e Artë" për vitin 2022. "Nuk do të ishte e sinqertë të thuash se ai nuk e meriton 'Topin e Artë'. Ai e meriton. Mund të flas objektivis­ht në nivel sportiv dhe e bëj me dëshirë, me kënaqësi.

Nuk ka asnjë problem", ka thënë të martën mesfushori 37vjeçar. Nga ana tjetër Valbuena ka konfirmuar se nuk ka më asnjë hatërmbetj­e me Karim Benzemanë, pavarësish­t gjithçkaje që ndodhi mes tyre në procesin gjyqësor që zgjati prej më shumë se 6 vitesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania