Panorama Sport (Albania)

Reja: Kam zgjidhje të tjera, me Izraelin luajmë hapur

Kritikat për skemën, trajneri: Lojtarëve u pëlqen rreshtimi “Në fushë më të motivuarit, duhet dëshirë për të fituar”

- KRISTI SEJATLLARI

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur në konferencë­n për shtyp në prag të sfidës kundër Izraelit, e cila do të luhet sot në orën 20:45. Tekniku i kuqezinjve ka theksuar rëndësinë e ndeshjes, teksa është ndalur të flasë edhe për përgatitje­t e grupit pas barazimit ndaj Islandës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Gjithashtu, ai është përgjigjur edhe në lidhje me kritikat që ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka bërë pak ditë më parë ndaj tij.

Me kundërshta­rin e radhës Shqipëria ka fituar dy herë, me trajnerë Panuçin e De Biazin. Nga cilat prej atyre ndeshjeve mund të keni marrë më shumë elementë?

Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin janë ndeshje të historive të tjera. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka, janë ofensivë dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes marrin pjesë në aksione ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira që ne duhet t’i shfrytëzoj­më, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos u lejojmë atyre që të krijojnë superiorit­et numerik dhe të nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.

Luajmë përpara tifozëve tanë, a mendoni se mund të kemi një skuadër më sulmuese, si në elementë, por edhe në mënyrën e vendosjes?

Ne po punojmë që të mundohemi të propozojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull, duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore, por për fat të keq finalizimi që është aspekti i konkretizi­mit të punës, nuk na del, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Do të gjej zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin.

Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzua­r situatat. Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur, se nëse e merr në konsiderat­ë, asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur. Si Islanda, Izraeli e Shqipëria rënie nuk ka, ndaj tension nga ana jonë nuk ka. Kështu që do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen e të mos vuajmë, se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të vërë në vështirësi,

sepse janë të shpejtë, të bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra, mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsiderat­ë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishm­e.

Uzuni dhe Broja janë gati për nga minuta e parë, çfarë ka menduar trajneri për sulmin?

Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni u shërua dhe kur u kthyem, tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta për Brojën. Kush do

të luajë, do ta ruaj për nesër (sot), kur t’u them djemve. Shpresojmë të jenë mirë. Nëse aktivizohe­n, shpresojmë të jenë në formë që të na zgjidhin problemet në fazën ofensive.

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka kritikuar ashpër skemën tuaj të lojës dhe menaxhimin e lojtarëve të rinj. Keni një koment për këtë?

Kush është ky më falni? (I shpjegojnë që është ish-trajneri i Kombëtares) Secili është i lirë të shprehë vlerësimet e veta. Mua nuk më intereson shumë gjykimi i të tjerëve,

dua të shoh në shtëpinë time. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira, kemi bërë edhe ndeshje të mira, por jo gjithmonë mund të luash mirë. Në veçanti në këtë moment është e vështirë të kesh intensitet­in, jemi në fund të kampionati­t. Edhe në Islandë nuk është se ishim shumë brilantë, për fat të keq mund të ndodhë. Urojmë që zgjedhjet e mia të bien mbi lojtarë që të jenë të motivuar, por edhe të jenë mirë nga pikëpamja fizike e mendore se nesër (sot) duhet të jemi në maksimum, pasi ata janë një skuadër që vrapojnë për 90 minuta dhe mund të të vendosin në vështirësi. Ne duhet t’i përgjigjem­i flakë për flakë, pastaj kritikat janë për çdo trajner. Në Itali janë 50 milionë trajnerë, në Shqipëri sa janë? 10 milionë? Është e drejtë që të ketë kritika se nëse bëhen mirë, mund të të simulojnë për të përmirësua­r edhe lojën, edhe fazën ofensive. Ne kemi disa siguri brenda skuadrës. Më është krijuar përshtypja se djemtë e miratojnë këtë sistem, përgatitje­n, si bëhet ndeshja. Ndaj pyetini lojtarët. Janë zakonisht lojtarët që nuk pranojnë një lloj filozofie, por më duket se është një skuadër e ndërgjegjs­hme për vlerat që ka dhe e di atë që duhet bërë. Ka disa raste kur nuk ia del. Durim, çfarë t’i bësh! Nuk është se mund t’i gjuaj me pushkë. Edhe unë do të dëshiroja që të luanim mirë, por jo gjithmonë mund ta bësh, është normale kjo, sidomos në këtë periudhë të kampionati­t.

Si ndikojnë lajmet e merkatos te lojtarët në përgatitje­t e këtyre ndeshjeve?

Çdo gjë influencon, ky është momenti më i vështirë për të gjithë, është mbyllur kampionati, transferim­e, negociata, shqetësime se ku do të shkosh, është ndonjë që është në fund të kontratës

dhe nuk e di se ku do të shkojë. Është e qartë se nuk ka qetësi, por duhet ta pranosh këtë situatë. Unë kam detyrën të gjej ata lojtarë të qetë dhe të motivuar, sidomos këtë, por nuk mund t’u bësh asgjë këtyre situatave. Ky është ligji i kësaj pune. Ndonjëri, sapo të mbarojmë më 13, do të niset drejt klubit dhe ndonjë ikën me 11. Se kush është i impenjuar në kupa do të jetë menjëherë në stërvitje. Ndonjëri vjen këtu dhe thotë: “Kam vetëm 2-3 ditë pushime e pastaj nisem përsëri”. Pastaj gjëja bëhet e rëndë. Por duhen falënderua­r që janë sakrifikua­r, bëmë një grumbullim tri javë, u treguan të aftë që dëgjuan trajnerin që u çan dërrasat çdo ditë e do që të impenjohen. Me raste bëhet e pamundur. Kjo është skuadër që pranon, nga aspekti i karakterit është ekip që ka treguar përkushtim ndaj federatës, ndaj kësaj kombëtarej­e. U duhen bërë kompliment­e.

A jeni i shqetësuar për kushtet atmosferik­e?

Në çdo lloj kohe, ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, duhet dëshirë të fitohet ndeshja. Edhe nëse bie borë, për ne dhe për ata. Në të njëjtën mënyrë, duhet bërë një paraqitje e një nivelit të mirë. Shpresojmë ta bëjmë. Mua më intereson paraqitja se kështu bëjmë edhe rezultat, rendimenti në fushë bëhet i rëndësishë­m. Në Islandë ne kemi humbur gjithmonë, apo jo? Tani u kthyem me një pikë. Ndaj na shkon për shtat në njëfarë mënyre. Jemi ende në të njëjtin pozicion dhe kemi ende gjithçka për të luajtur, kemi shanset tona që duhen luajtur në mënyrën më të mirë. Kështu që ka kohë nesër, ka kohë edhe në shtator. Prandaj të shohim të bëjmë mirë ose të paktën kjo është shpresa dhe vullneti ynë.

 ?? ??
 ?? ?? Moment nga stërvitja e fundit e ekipit kombëtar në Durrës para ndeshjes me Izraelin
Moment nga stërvitja e fundit e ekipit kombëtar në Durrës para ndeshjes me Izraelin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania