Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Do korrigjoj gabimin ndaj Izraelit, objektiv vendi i parë

Mbrojtësi para ndeshjes: Të gjithë duan të luajnë, na mungon pasimi i fundit

-

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencë­n për shtyp përpara sfidës ndaj Izraelit. Ai ka theksuar se skuadra do të japë maksimumin në këtë ndeshje, teksa ka përmendur se e ka lënë pas gabimin kundër Islandës të cilin do të përpiqet ta korrigjojë në këtë përballje. Gjithashtu, Gjimshiti kërkon që ekipi të ketë kujdes, sepse Izraeli ka lojtarë të shpejtë, edhe pse, sipas tij, është një ekip i të njëjtit nivel me Islandën. Kështu që, sipas mbrojtësit, në këtë ndeshje fitorja është detyrim, nëse do të kapet vendi i parë në grup. Sa do të ndikojë presioni në këtë sfidë, duke qenë se fitorja është detyrim për të kapur vendin e parë në grup?

Çdo kundërshta­r të jep presion, nuk ka skuadër që nuk të jep presion, është më mirë që ka presion se je më i përqendrua­r. Skuadra ka objektiv vendin e parë. Duket në stërvitje që të gjithë japim maksimumin. Të gjithë duan vendin e titullarit dhe kërkojnë ta vendosin në vështirësi trajnerin. Pastaj çdo ndeshje ka vështirësi­të e veta, por ne do të hyjmë në fushë për tri pikët.

Luajmë kundër një Izraeli që shënon shumë, 9 gola në pesë ndeshjet e fundit. Çfarë duhet të bëjmë për t’i mbajtur sa më larg portës?

Izraeli ka një skuadër ofensive shumë të mirë, ka lojtarë të shpejtë, do të shikojmë forcat tona, të mbrohemi mirë, por edhe të sulmojmë mirë sepse nëse shënon, fiton. Besoj se në fazën difensive nuk kemi shumë probleme.

I pranishëm në konferencë

për shkak të gabimit, sepse zakonisht me trajnerin del kapiteni?

Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin, kam parë se keni qejf të flisni shumë për gabime. Në çdo punë të gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohe­t në ndeshjen tjetër.

Islanda apo Izraeli, cila mund të jetë më e fortë?

Besoj se është një grup i ekuilibrua­r, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari. Kush jep më shumë, në fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se janë në të njëjtin nivel.

Vështirësi­të e skuadrës për të gjetur golin, edhe pse ju jeni mbrojtës, e keni diskutuar si grup këtë gjë me trajnerin?

Sigurisht që kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësoj­më në këtë ndeshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania