Panorama Sport (Albania)

“Shqipëria e fortë, na motivon”

-

Kombëtarja e Izraelit i ka lënë pas peripecitë e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe sonte shpresojnë të marrin fitoren e parë në Grupin 2 në Ligën e Kombeve. Trajneri Alon Hazan në konferencë­n për shtyp përpara takimit pohoi se incidenti me avionin nuk do të ndikojë dhe vlerësojë kuqezinjtë si një kundërshta­r i fortë, por që i motivon. “Përfunduam ndeshjen kundër Islandës, kishim disa ditë për t’u përgatitur. Përgatitja ishte optimale. Përpjekja për ta ngjyrosur rastin me avion si diçka që dëmton përgatitje­t e skuadrës nuk është e vërtetë. Bëmë një stërvitje të mirë në mëngjes. Formacioni? Janë gjëra të cilat i kam mbyllur. Çdo lojtar në skuadrën tonë mund të përputhet me 11-shen. Në përfundim të seancës së fundit në Shqipëri do të vendosim se kush do të luajë nga fillimi”, u shpreh fillimisht trajneri i kombëtares izraelite. Në lidhje me kundërshta­rin Alon Hazan u shpreh: “Shqipëria është një ekip i fortë, aq më shumë kur luan në shtëpinë e vet. Në fushë na pret një ndeshje e vështirë. Është një ekip i fortë që është në një periudhë pozitive. Më vjen mirë që kemi një kundërshta­r të vështirë, sepse rivalët e fortë na bëjnë që të japim shumë më tepër nga vetja. Unë e respektoj kundërshta­rin, por shikojeni veten dhe dijeni se do të jemi shumë më mirë”. ELI DESA - Ndërsa mbrojtësi i djathë, Eli Desa, në daljen para mediave në prag të sfidës me Shqipërinë, u shpreh: “Vonesa e fluturimit nuk ishte ideale, por duhet t’i vendosim gjërat në proporcion. Arritëm në një kohë relativish­t të arsyeshme, u stërvitëm në mëngjes dhe përgatitja është goxha e mirë, do të arrijmë të jemi gati. Na pret një ndeshje e madhe, përballë një tifozërie të shumtë, por nuk është diçka me të cilën nuk jemi mësuar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania