Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi me grip, pesë ndryshime te kuqezinjtë

Në sulm Broja dhe Uzuni, Asllani e Bajrami rikthehen titullarë Kumbulla ulet në stol, Reja i beson dyshes së Empolit

- KRISTI SEJATLLARI

Kombëtarja ka mby llur dje përgatitje­t për ndeshjen kundër Izraelit, e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e dytë, Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edi Reja për repartin e avancuar. Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur dje me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë këtë sfidë. Sulmuesi shihet si titullar fiks nga trajneri Reja dhe para ndeshjes diskutimet ishin se kush do të ishte partneri i tij në repartin e avancuar. Por Cikalleshi ka munguar në seancën e fundit stërvitore për shkak të një gjendjeje gripale dhe “Panorama Sport” ka mësuar se tashmë mungesa e tij në ndeshjen e sotme bëhet gjithnjë e më e mundshme. Kjo hap çdo lloj diskutimi për emrat në repartin e avancuar, ku tashmë opsion janë edhe Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në sfidën ndaj Islandës. Bashkë me ta, për dy vende në repartin e avancuar, konkurrojn­ë Vrioni dhe Seferi, me këtë të fundit që bëri mjaft mirë duke shënuar edhe gol ndaj islandezëv­e. Shqipëria humbi edhe Odise Roshin, pasi lojtari nuk ia doli që të rikuperohe­j nga dëmtimi dhe po ashtu ishte me një gjendje gripale kështu që është larguar nga grumbullim­i para sfidës me Izraelin.

FORMACIONI - Por si pritet që të luajë Shqipëria sot?

Një gjë është e sigurt: Edi Reja do të vijë me disa ndryshime në këtë takim, që mendohet të jenë 5 ose 6 lojtarë. Në portë sërish do ta nisë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës. Balliu dhe Hysaj do të pozicionoh­en në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do t’i besohet dyshes së Empolit, Bajrami-asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin. Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania