Panorama Sport (Albania)

Kosova likuidon Irlandën e Veriut, dopietë e Muriqit

-

Kosova rikthehet te fitor ja në stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, teksa dita e djeshme përkonte edhe me 4vjetorin e ndarjes nga jeta. Ishfutboll­isti dhe njëkohësis­ht ish-presidenti i FFK-SË, u nderua në mënyrën më të mirë nga "Dardanët" në fushë, që arritën të mposhtnin me shifrat 3-2 Irlandën e Veriut. Madje, si për të përmbushur amanetin e Vokrrit, edhe goli i parë i shënuar përkoi me minutën e 9-të (këtë numër ka mbajtur historikis­ht Vokrri në fanellë), kur Vedat Muriqi kaloi në avantazh Kosovën nga penalltia. Në ndryshim nga ndeshja me Greqinë, ku humbën minimalish­t 0-1, dje skuadra e Alen Zhires ishte më e vendosur për të dalë me tri pikë. Muriqi bëri dopietë, ndërsa triumfin e kompletoi Zymer Bytyqi.

NDESHJA - Skuadra e Zhires, edhe pse kishte mungesa të rëndësishm­e si portieri Muriç, mbrojtësi Aliti dhe sulmuesi i krahut, Zhegrova, e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen. Kapiteni i Irlandës së Veriut, Stiven Dejvis, ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Rashicës dhe arbitri danez akordoi 11-metërsh për Kosovën. Nga pika e bardhë gjuajti me të majtën Muriqi, duke e dërguar topin në rrjetë, edhe pse portieri kuptoi krahun. Rashica është i papërmbajt­shëm dhe rreziku numër një me inkursione­t nga krahu i djathtë. Në minutën e 19-të ai bën një lëvizje fantastike në krahun e djathtë dhe harkon në zonë, aty ku Bytyqi i vjedh kohën kundërshta­rit dhe shënon golin e dytë. Kosova dominon totalisht, teksa në dy raste Rashica dhe një herë Muslija, i afrohen golit të tretë. Irlandezov­eriorët zgjohen në fund dhe pas një goditjeje nga këndi sulmuesi Laveri shënon me kokë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-1. Pas pushimit "Dardanët" janë sërish më kërkues dhe një aksion spektakola­r në minutën e 52-të sjell golin e tretë, ku pas kombinimev­e Berisha-kastrati, është Muriqi që shtyn topin në rrjetë. Në fund Kosova lëshon terren dhe Tompson arrin të shkurtojë shifrat. Irlanda e Veriut merr zemër dhe i afrohet barazimit, por pas 6 minutave shtesë, në fund festojnë "Dardanët", që tashmë ruajnë vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania