Panorama Sport (Albania)

Toshevski: Qëndrova prej trajnerit Shehi

- OLSI AVDIAJ

Kristijan Toshevski fir mos edhe për një se zon me Tiranën. Lojtari i bardhebluv­e që luajti prej verës së 2020-ës, vendosi që të jetë pjesë e Tiranës edhe për një kampionat. Toshevski pranoi marrëveshj­en e re, ndërsa në një intervistë për "Panorama Sport", maqedonasi zbulon prapaskena­t e marrëveshj­es. Thotë që ka pasur shumë oferta në Superiore, ndërsa firmosi sërish me bardheblut­ë, duke veshur vitin e tretë fanellën e Tiranës. Kristijan Toshevski ishte një nga blerjet pas sezonit të titullit 20192020. Lojtari nga Tetova ka luajtur në Champions dhe Europa League, ndërsa këtë vit ishte titullar në fushë, duke luajtur pothuajse të gjitha takimet në krahun e djathtë. Vetëm pas bisedimesh intensive palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpuni­min edhe një vit. Toshevski ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë.

Kristijan, keni firmosur një kontratë të re me Tiranën. Do të jetoni në Shqipëri edhe një sezon?

Siç e dinë tashmë të gjithë, unë kam firmosur edhe një sezon me ekipin e Tiranës. Shkaku është i qartë. Unë besoj te kjo skuadër dhe ne mund të bëjmë gjëra të mëdha në Europë.

Gjatë këtyre ditëve u duk sikur ishit larg Tiranës. Kishit oferta para se të vendosnit për bardheblut­ë?

Po, është e vërtetë që kam pasur shumë oferta gjatë këtyre ditëve. Gjithsesi, unë vendosa të qëndroj te Tirana, sepse te Tirana dhe në këtë qytet ndihem si në shtëpi.

Cili është qëllimi i vërtetë i Tiranës në Europë? Mund

të arrijë skuadra të kualifikoh­et në fazën e grupeve?

Tirana mund të shkojë në fazën e grupeve. Realisht e mendoj një gjë të tillë. Për ta bërë të mundur, duhet të punojmë goxha shumë. Nga ana tjetër, skuadra duhet të ketë shtyllën kurrizore. I shkuam afër dy sezone më parë, por nuk ia dolëm. Unë sapo isha bashkuar me skuadrën.

Përse vendosët që të firmosnit me Tiranën? Vetë pranuat më lart që kishit oferta. Cili ishte shkaku që solli firmën te Tirana?

Ashtu siç e thashë edhe më parë, unë besoj te ky ekip. Kemi bërë gjëra të mëdha dhe do të bëjmë plot gjëra të tjera. Nga ana tjetër, mund të them me bindje se trajneri Orges Shehi ishte një faktor shumë i rëndësishë­m që unë firmosa kontratën e re me Tiranën.

Pas Europës, sido që të shkojë, a mundet që Tirana të përsërisë këtë sezon dhe të shpallet kampione e Shqipërisë?

Jam i bindur që po. Nëse klubi mban të gjithë lojtarët dhe afron dy-tre futbollist­ë të tjerë, fitojmë titullin. Ne mund të bëhemi pretendent­ët kryesorë për të fituar titullin kampion.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania