Panorama Sport (Albania)

Gega e nis nga e para, gjen vetëm 5 lojtarë nga Kukësi i tij

Trajneri duhet të ndërtojë një ekip konkurrues për Europë

-

Skënder Gega gjen një tjetër Kukës këtë sezon, ndryshe nga ai që kishte dy vite më parë, ku edhe la aventurën në mes. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për pak kohë, kjo tregon ndryshimet e shumta që janë ndërmarrë në këtë skuadër, ku sigurisht revolucion­i më i madh ndodhi sezonin që sapo lamë pas, por që sërish rezultoi një dështim. Në fakt, Kukësi është prekur shpeshherë nga lëvizjet e shumta në merkato, duke bërë që secili trajner të detyrohet të bëjë skuadrën nga fillimi, duke mos pasur shumë lojtarë në dispozicio­n

nga sezoni paraardhës. Në fakt, kur skuadra vjen nga një sezon i dështuar, përpos largimit të trajnerit, ata që e pësojnë do të jenë edhe vetë lojtarët, sepse nuk kanë qenë brenda pritshmëri­ve. E njëjta situatë duket edhe këtë vit, sepse sërish ekipi dështoi,

ndaj edhe largimet janë të konsiderue­shme. VËZHGIMI - Nga një vëzhgim i bërë nga “Panorama Sport”, vetëm pesë janë lojtarët në Kukësin aktual që rigjen sërish Gega, me të tjerët që janë larguar për në skuadra të tjera. Bëhet fjalë për Gjelbrim

Taipin, Bruno Lulajn, Angelo Tafasin, Altin Bytyçin dhe Redon Dragoshin. Dy të parët kanë qenë lojtarë të rëndësishë­m të formacioni­t, ashtu si edhe portieri më pas, të cilët edhe këtë vit duket se do të jenë pikat kryesore në të cilat do të mbështetet tekniku. Me përfundimi­n e atij sezoni, i cili në fund rezultoi i dështuar, shumë lojtarë u larguan, duke e shpërbërë thuajse tërësisht grupin. Në një situatë të tillë, teknikut i duhet të rinisë thuajse gjithçka nga fillimi dhe të rikthejë një Kukës pretendent, ashtu siç ka qenë përgjatë gjithë këtyre sezoneve në elitën e futbollit shqiptar, përveç dy viteve të fundit.

LARGIMET – Me mbylljen e këtij edicioni duket se largimet nuk do të jenë të pakta te verilindor­ët, pasi deri më tani bëhet fjalë për tetë futbollist­ë që thuajse e kanë mbyllur me kuksianët. Fillimisht Hila, Musta dhe De Lukas u larguan pa ardhur ende Gega në skuadër, ndërsa pas tyre u larguan edhe Xhika me Markun, të cilëve u mbaroi kontrata dhe nuk ishin më në planet e klubit. E njëjta situatë është edhe për Shkurtajn, që është më shumë larg sesa afër, ndërsa Pëllumbi mbyll huazimin dhe pret rikthimin në Kroaci. Me pak fjalë thuajse një formacion i tërë është larguar dhe Kukësi do të duhet të gjejë patjetër zëvendësue­sit e tyre.

 ?? ?? Skender Gega gjatë aventurës së parë me Kukësin
Skender Gega gjatë aventurës së parë me Kukësin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania