Panorama Sport (Albania)

Teuta në pozicion pritjeje, merkatoja në hyrje “ka ngecur”

-

Teuta është në pritje të afrimeve. Te durrsakët, largimet sigurisht që do të pasohen me afrime, por është ende herët që në Durrës të shohim lëvizje në hyrje. Pa u qartësuar mirë se cilët lojtar do të qëndrojnë, nuk mund të bëhen lëvizje. Pritet që nga java e ardhshme të qartësohet plotësisht situata me ata që do të qëndrojnë dhe që janë pjesë e projektit të Arapit dhe vetëm më pas do të bëhen afrime në merkato. Nga ajo që është arritur të kuptohet në Durrës, plani është që të ndërtohet një ekip më konkurrues, me qëllimin minimal, kualifikim­in në kompeticio­net europiane. Fakti që Teuta nuk

luan në Europë jo vetëm i jep kohë të konsiderue­shme Arapit për të menduar për lojtarët që do të vijnë, por edhe për të zhvilluar një fazë cilësore përgatitor­e. Ky fakt është njëfarë luksi për klubin, për të mos u nxituar dhe studiuar mirë lojtarët, që do të afrojnë. Ecuria

jo fort e mirë e ekipit durrsak në kampionati­n e fundit ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët kërkojnë të mos bëjnë gabimet e vjetshme në përzgjedhj­en e afrimeve. Do të bëhet merkato në çdo repart, përveç portës. Qirko dhe Dema janë siguri për Teutën për të ardhmen, ndaj klubi nuk ka menduar të afrojë në ekip një gardian të ri. Reparti me nevojën më të madhe për t’u përmirësua­r është mbrojtja, pika më e dobët e Teutës në sezonin që sapo u mbyll. Synimi i drejtuesve do të jetë që ky repart të forcohet me afrime nga brenda Superiores.

Teuta e sezonit të ri po hartohet. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe ata po punojnë për riformatim­in e skuadrës. Afrimet e reja do të jenë të pikasura me kujdes dhe profesiona­lizëm. Në ditët në vijim pritet të ketë lëvizje konkrete në hyrje dhe në dalje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania