Panorama Sport (Albania)

Partizani, ofertë Besir Demirit

Të kuqtë humbin Albion Markun, nisin bisedimet me mbrojtësin nga Shkupi Divorci me Dinamon është i pashmangsh­ëm, por duket si luftë nervash mes palëve

- DENIS LALA

Partizani është prej ko hësh në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Natyrshëm lista e të kuqve përbëhet nga disa emra dhe pas Ilir Allmuçës, shtohet edhe Besir Demiri. Mbrojtësi i Dinamos, megjithëse dështoi bashkë me shokët të mbajë ekipin në Superiore për sezonin e ardhshëm, cilësohet si një nga më të mirët në pozicionin e tij. Drejtuesit e Partizanit e kanë vendosur në “objektiv” 27-vjeçarin dhe kanë nisur lëvizjet e para për të mbërritur tek ai. Nga ana tjetër, ish-lojtari i Kombëtares vështirë të refuzojë Partizanin. Të kuqtë janë një nga klubet më prestigjio­ze në vendin tonë, shto këtu faktin që luajnë në Ligën e Konferencë­s, çka është një mundësi e mirë për t’u dukur në arenën kontinenta­le të futbollit. Për momentin ka vetëm kontakte fillestare mes palëve, që kanë shprehur të dyja interesin për t’u thelluar në bisedime. Demiri në këtë sezon luajti në 39 ndeshje me Dinamon, duke realizuar vetëm një gol. Debutimin në Kategorinë Superiore, shkupjani e bëri me Kukësin, ku qëndroi për një vit dhe luajti gjithashtu si titullar. Fakti që Demiri është një lojtar i aktivizuar rregullish­t, ka luajtur në arenën ndërkombët­are dhe që e njeh shumë mirë Kategorinë Superiore, e bën atë të jetë gati fizikisht për ndeshjet e Ligës së Konferencë­s, ku Partizani do të shkojë pa Albion Markun. Demiri mund të luajë edhe në repartin e mesfushës. Gjithsesi, 27-vjeçari ka të paktën edhe një vit kontratë me Dinamon. Largimi nga blutë është i pashmangsh­ëm. Dinamo do të luajë në të Parën në sezonin e ardhshëm dhe paga që merr Demiri, është një shpenzim i madh për

këtë ligë. Nga ana tjetër, as mbrojtësi nuk është i gatshëm të luajë në Kategorinë e Parë. Në këto kushte, ndarja duket gjëja më e lehtë në botë, por në mes janë një pjesë rrogash, që Demiri ende nuk i ka marrë dhe është në një “luftë nervash” me klubin se kush dorëzohet i pari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania