Panorama Sport (Albania)

Gjimnastet i kërkojnë 1 mld dollarë dëmshpërbl­im FBI-SË

-

Rreth gjashtë vite më parë një skandal tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa u ndalua mjeku Larry Nassar, i akuzuar dhe i dënuar për abuzim seksual me qindra vajza gjimnaste. Së fundmi nën akuzë ka përfunduar edhe FBI, ndaj të cilës është ngritur një padi, ku kërkohet dëmshpërbl­im prej 1 miliard dollarësh, për shkak se nuk kishte ndërhyrë në kohë pas sinjalizim­eve duke mos i ndaluar abuzimet e mëtejshme. Gjimnastja e famshme botërore, Simone Biles, si dhe një grup kolegesh të saj, kanë kërkuar më shumë se 1 miliard dollarë dëmshpërbl­im pranë FBI-SË. “Ka ardhur koha që FBI të konsideroh­et fajtore për paaftësinë dhe neglizhenc­ën e saj”, tha Maggie Nichols, gjimnaste dhe kampione e Amerikës në vitet 2017-2019. Sipas akuzave të gjimnastev­e, FBI ishte në dijeni të abuzimeve seksuale nga ana e mjekut të kombëtares që në vitin 2015. Gjithsesi, agjentët federalë nuk ndërhynë për të ndalur skandalin. “Nëse FBI do të kishte ndërhyrë dhe do të bënte detyrën e saj, Nassar do të ishte ndalur më herët dhe nuk do të kishte kryer të tjera abuzime seksuale me qindra vajza të reja, përfshirë mua”, deklaroi Samantha Rosy, ish-gjimnaste. Tani FBI ka 6 muaj kohë për t’u përgjigjur ndaj akuzave për dëmshpërbl­im. Nassar u arrestua në vjeshtën e vitit 2016 gjatë një hetimi të policisë së Miçiganit. Ndërsa siç dihet Universite­ti Shtetëror i Miçiganit, që kishte dijeni për ngjarjen për shumë vite, ka pranuar të paguajë si dëmshpërbl­im 500 milionë dollarë për më shumë se 300 vajza që janë abuzuar nga mjeku Larry Nassar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania