Panorama Sport (Albania)

Kasemiro: Perez na quan “tre tenorët”, ky ishte Champions-i më i paharruar

“Reali s’vdes kurrë, kjo stemë bën gjëra të pamundura”

-

Karlos Henrike Kasemiro në moshën 30-vjeçare ndihet i përmbushur në karrierë. Dhe jo vetëm profesiona­lisht, por edhe në jetë. Reali i Madridit sapo fitoi titullin e 14-të kampion Europe dhe të pestin personal për mesfushori­n brazilian, rekord që e ndan bashkë me Karvahalin, Benzemanë, Naçon, Modriçin, Iskon, Bejlin, Kristiano Ronaldon dhe Marselon. Gjatë një interviste për “AS”, mesfushori tregon emocionet personale pas triumfit me Liverpulin në finalen e 28 majit. “Ky ekip është si një film. Të fitosh pesë Liga Kampionesh

në tetë vitet e fundit ka vetëm një përkufizim: të bësh histori”, komenton muri mbrojtës i skuadrës së Karlo Ançelotit, ashtu siç ishte më parë me Zidanin në tri kupat e fituara radhazi në 2016, 2017 dhe 2018. Kasemiro rezervon fjalët më të mira për

trajnerin italian: “Ai është një shembull në gjithçka. Gjithçka e mirë që i ndodh e meriton”. Atë që Kasemiros nuk mund t’ia heqë dot askush është krenaria e të qenit pjesë e një prej tresheve më legjendare të mesfushës së klubit. “Florentino (presidenti)

na quan ‘tre tenorët’. Kros, Modriç dhe unë kemi fituar të drejtën për t’u kujtuar për shumë vite”, thotë mesfushori, i cili ka një kontratë deri në vitin 2025 në “Bernabeu”. Të tre së bashku ata kanë fituar 15 Champions-e dhe thuajse arrijnë 100 vite (98 vjeç).

Trofeu i fituar muajin e shkuar në Paris është ndoshta edhe më speciali për të, duke parë edhe mënyrën se si erdhi. Reali fitoi me përmbysje kundër PSG-SË në 1/8-at, Çelsit në çerekfinal­e dhe Mançester Sitit në gjysmëfina­le. Dhe për triumfin e këtij sezoni Kasemiro thotë: “Reali nuk mund të konsideroh­et kurrë i vdekur. Vetëm kjo stemë të frymëzon drejt së pamundurës. Liga e Kampioneve që fituam në Paris do të mbahet mend përgjithmo­në. Është Kupa e Europës më e bukur e fituar ndonjëherë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania