Panorama Sport (Albania)

22-vjeçari makineri golash, shënon më shumë sesa Mane

-

Sigurimi i shërbimeve të Darvin Nunjezit i hap derën transferim­it të Sadio Manesë drejt Bajernit të Mynihut. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndërsa deri tani Liverpuli ka refuzuar dy oferta të gjermanëve. “Reds”-at refuzuan pak ditë më parë një ofertë fillestare prej më shumë se 25 milionë eurosh (plus 5.5 milionë bonuset) për sulmuesin senegalez. Për 30-vjeçarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 në “Anfield”, kampionët e Gjermanisë bënë një ofertë të dytë këtë javë, duke e rritur atë në 27.5 milionë euro, plus 7.5 milionë bonuset. Por anglezët e quajtën qesharake duke qenë se bonuset përfshinin klauzola si fitimi 3 herë i “Topit të Artë” nga senegalezi dhe po kaq herë triumf në Champions. Tri vite është kontrata që i ofron Bajerni Manesë. Ajo do ta bënte sulmuesin 30-vjeçar një prej lojtarëve më të paguar të klubit me mbi 20 milionë euro në sezon. Por Liverpuli kërkon minimalish­t 45 milionë euro, gjysmën e shifrës që do të paguajnë për transferim­in e Nunjezit nga Benfika. Me largimin e Manesë Liverpuli do të humbasë jo pak gola duke ditur peshën e sulmuesit gjatë këtyre 6 viteve. Por Nunjez vjen me një bagazh golash edhe më të konsiderue­shëm sesa Mane gjatë sezonit të fundit në kampionat. Vetëm 22 vjeç, uruguaiani shënoi 26 gola në 28 ndeshje të kampionati­t portugez, ndërsa Mane 16 në 34 ndeshje. Nëse senegalezi realizoi gjysmë goli çdo ndeshje, Nunjez e kishte mesataren 1.2 gola për 90 minuta. Ai e goditi edhe më shumë portën, 3.9 herë krahasuar me 3.1 të Manesë. Por dha gjithashtu edhe më shumë asiste dhe krijoi më shumë raste. Roli i tij si sulmues qendre i shkon më shumë për shtat skuadrës së re të Liverpulit pas transferim­it të Luis Diazit. Sepse me kolumbiani­n në skuadër, Mane u spostua shpesh nga e majta në qendër dhe tani nuk do të jetë më e nevojshme duke qenë se Nunjez luan më natyralish­t në qendër të sulmit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania