Panorama Sport (Albania)

Nunjez, blerja rekord e Liverpulit

Arrihet akordi, Benfika do të përfitojë 100 milionë euro bashkë me bonuset Sulmuesi uruguaian vjen për të zëvendësua­r Manenë, do të firmosë për 5 vite në “Anfield”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Darvin Nunjez dëshironte vetëm një transferim te Liverpuli dhe u kthye në objektivin numër 1 të “Reds”ave më merkaton e kësaj vere. Sulmuesi 22-vjeçar është identifiku­ar nga trajneri Jyrgen Klop si zëvendësue­si i Sadio Manesë, i cili destinacio­nin e ardhshëm ka Bajernin e Mynihut. Në Portugali e bëjnë të sigurt se Liverpuli dhe lojtari e kanë arritur marrëveshj­en, ndërsa bisedimet me Benfikën janë në një fazë shumë të avancuar. Sipas dy prej gazetave sportive më të mëdha të Portugalis­ë, “A Bola” dhe “Record”, gjithçka është drejt mbylljes dhe kanë ngelur vetëm detajet e fundit. “O Jogo” dhe “A Bola” raportonin të dyja ditën e enjte se oferta e parë e anglezëve, 60 milionë paund dhe 25 milionë paund bonuset ishte refuzuar nga Benfika. Liverpuli u rikthye me një ofertë të dytë 68 milionë paund dhe 17 milionë paund bonuset dhe ajo është duke u shqyrtuar ende nga klubi, por qasja është pozitive dhe pritet të jepet OKI për të mbyllur operacioni­n. Në të dyja rastet, Liverpuli arrin shifrën e kërkuar nga Benfika (85 milionë paund/ 100 milionë euro) për kartonin e uruguaiani­t, por e dyta parashikon një shifër më të ulët të bonuseve. Sipas “Record”, lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në “Anfield Road” dhe do të bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, duke eklipsuar rekordin e transferim­it të Virxhil van Dajkut nga Sauthempto­ni për 75 milionë paund. Autori i 34 golave në 41 ndeshjet e sezonit të fundit me Benfikën (përfshirë 6 gola në Champions) i shënoi dy herë në çerekfinal­et e Champions-it Liverpulit sezonin që lamë pas, duke i lënë përshtypje­t më të mira trajnerit Jyrgen Klop. “Ai ishte shumë i fortë fizikisht, i shpejtë, i qetë përpara porte. Është shumë i mirë. Nëse ai nuk do të dëmtohet, e pret një karrierë e madhe përpara”, tha trajneri gjerman.

Vera e Rafael Leaos është si një libër "thriller". Situata është komplekse në vetvete: Kontrata e tij i skadon në vitin 2024, në vetëm dy vjet, një kapitull prezantues i mprehtë. Jo vetëm kaq, Leao duhet të kompensojë Sportingun e Lisbonës me (të paktën) 16.5 milionë për lamtumirën e papritur të vitit 2018, kur shkoi te Lila - duke menduar se kishte të drejtë - për bastisjen e një grupi ultras portugez në qendrën stërvitore të klubit. Megjithatë, tabloja tashmë është bërë edhe më e komplikuar, sepse në mars Rafael Leao (në mënyrë sensaciona­le) nënshkroi një marrëveshj­e me një menaxher tjetër.

Kush është? Një avokat francez i lidhur me babain e tij, i licencuar për të punuar si menaxher, por jo nga ata që e njohin futbollin, pra jo njeri që frekuenton tryezat e bisedimeve të klubeve të mëdha botërore.

RINOVIMI- Vendimi është i bujshëm sepse Leao ka qenë hisqë

i lidhur me Zhorzh Mendeshin, menaxherin më të rëndësishë­m në botë. Në këto raste, nuk është vetëm çështje prestigji dhe përfaqësim­i, por edhe tejet ekonomike. Kontratat menaxhuese - dhe kjo marrëveshj­e e re, logjikisht, nuk mund të jetë përjashtim - përfshijnë dënime të rënda

lojtari duhet të paguajë në rast lamtumire. Mbetet të shihet se çfarë pasojash do të ketë e gjithë kjo për Piolin, me një pikënisje të qartë. Milani e ka konsiderua­r gjithmonë përparësi rinovimin e Leaos dhe situata nuk ka ndryshuar me ardhjen e Xheri Kardinales, i cili e di se sa i fortë ështorikis­ht

të portugezi dhe çfarë çmendurie do të ishte ta humbiste atë pa arkëtuar asgjë. Vetë sulmuesi me klubin e ka bërë gjithmonë të qartë se dëshiron të rinovojë, me një qëndrim shumë më pozitiv se ai i Frenk Kesit.

SKENARI- Çështja është të kuptojmë se si do të vazhdojë dialogu, në momentin kur Milani është në një fazë tranzicion­i dhe Leao do të kthehet nga pushimet vetëm në fund të muajit. Milani ndoshta do të duhet të flasë me një menaxher tjetër, por për një tifoz kuqezi ky mund të mos jetë një lajm i keq, përkundraz­i, çdo klub i interesuar për numrin 17 duhet të zgjidhë disa situata të vështira. Kompensimi për Sportingun, përqindja e rishitjes për Lilën, tani nevoja për të folur me një menaxher që nuk është mësuar me negociatat. Situatë shumë e ngjashme me atë që e ndërlikoi rinovimin e Dibalës me Juventusin derisa bëri që firma e argjentina­sit të avullonte.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Rafael Leao dhe Paolo Maldini
Rafael Leao dhe Paolo Maldini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania