Panorama Sport (Albania)

Florenci, "Djalli" arrin ta sigurojë me "skonto"

-

Milani dhe Roma kanë gjetur marrëveshj­e për transferim­in përfundimt­ar të Alesandro Florencit te kuqezinjtë pas huazimit të sezonit të fundit gjatë të cilit ai u shpall kampion i Italisë. Lajmin e ka bërë me dije publiku në 'Calcioomer­cato.com', dhe sipas të njëjtit burim, thuhet se drejtuesit e "Djallit" arritën të merrnin një zbritje nga klubi verdhekuq. Në krahasim me 4.5 milionët e parashikua­ra nga marrëveshj­a verën e kaluar, Florenci bëhet kuqezi për 2.5 milionë euro, shumë në të cilën janë përfshirë bonuset. Në sezonin që sapo u mbyll, 31-vjeçari luajti 30 ndeshje me kuqezinjtë dhe shënoi dy gola. plus bonuse në rast shitjeje apo trofeu. Është kjo vlera me të cilën Milani ka siguruar një vit më parë shërbimet e Jasin Adlisë i cili ka mbyllur aventurën e tij te Bordoja dhe më 4 korrik do t'i bashkohet ekipit të drejtuar nga Stefano Pioli.

Pier Kalulu ka folur edhe për rinovimin e kontratës gjatë intervistë­s së tij për "Telefoot". Kujtojmë se mbrojtësi francez ka një akord që i skadon në qershor të vitit 2025 dhe aktualisht merr rreth 600 mijë euro në sezon. Ideja e drejtuesve të "Djallit" është një përshtatje me dyfishim të shifrave, ndërkohë që do të ketë edhe një zgjatje të afatit të bashkëpuni­mit deri në vitin 2026, megjithëse nuk mund të përjashtoh­et edhe 2027-ta si afat. "Menaxherët e mi po flasin dhe po negociojnë me klubin për rinovimin e kontratës sime. Jam shumë i lumtur te Milani. Kur luan në një ekip fitues, dëshiron absolutish­t të qëndrosh sa më gjatë aty. Ky është edhe qëllimi im", ka theksuar 22-vjeçari në deklaratën e tij. Më pas, francezi ka folur edhe për raportin e tij me shokët e skuadrës në të cilën ka jo pak frankofonë. "Nuk jemi aq shumë frankofonë në ekip dhe kemi stabilitet. Menja është portier i madh,

ndërsa Zhiru një kampion bote. Jam aq i ri sa me disa prej tyre jam rritur duke i parë në 'Playstatio­n'. Njëri nga idhujt e mi është Ibra. Nuk e keni idenë sa shumë na ka ndihmuar në fazën e dytë që nuk luante shumë. Kur luante ishte edhe më mirë sepse ngjallte frikë te rivalët", përfundoi Kalulu.

 ?? ?? Festa e kuqezinjve pas suksesit me Sasuolon
Festa e kuqezinjve pas suksesit me Sasuolon
 ?? ?? Pier Kalulu, 22 vjeç
Pier Kalulu, 22 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania