Panorama Sport (Albania)

Thesar 100 mln euro, Milani merr Sançesin dhe tenton Raspadorin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gjithçka mund të quhet e kryer tashmë, me përjashtim të vizitave dhe nënshkrimi­t që do të zhvillohen në fund të muajit, për Divok Origin, i cili do të mbërrijë në "Milanello" si transferim i lirë. Formulë e ndryshme për Jasin Adlinë që do t'i bashkohet gjithashtu ekipit të ri në fillim të korrikut. Sidoqoftë, kampionët e Italisë nuk kanë ndër mend të ndalen në merkato dhe synojnë të përmirësoj­në repartin e sulmit të ekipit Stefano Piolit. Në kuadër të këtij aspekti, raporton "Sky", drejtuesit kuqezi takuan menaxherët e Xhakomo Raspadorit, të cili i skadon kontrata me Sasuolon në vitin 2024. Milani do të kishte shprehur interesimi­n e tij për 21-vjeçarin, por për momentin ende nuk është paraqitur asnjë ofertë për të në klubin zigjelbër. Për momentin, Maldini dhe Masara kanë një "thesar" prej 100 milionë eurosh me të cilin duhet të plotësojnë nevojat e Milanit për një mesfushor, një anësor ofensiv të djathtë, një fantazist dhe një sulmues. Sigurisht, ky i fundit nuk është diçka urgjente, por me një titull për të mbrojtur dhe me Champions-in ku do të tentohet tejkalimi i grupeve, Milani nuk mund t'i lërë në dorë asgjë rastësisë. Duke u rikthyer te Raspadori, Juvja mbetet rivali kryesor për shërbimet e të riut, pasi Interi ka vendosur të synojë Dibalën. Ai do të ishte një sulmues atipik për skemat e Piolit që rrallë herë ka luajtur pa pykë. Në rastin e 21vjeçarit të Sasuolos, do të ishte një alternativ­ë në krah ose një 9 fals sipas nevojave të kuqezinjve.

GARANCIA SANÇES Mund të konsideroh­et gjithçka e kryer për kalimin e Renato Sançesit te Milani. Në orët e fundit është arritur një marrëveshj­e totale mes klubit kuqezi dhe mesfushori­t të lindur në vitin 1997, i cili do të paguhet 3 milionë plus bonuse gjatë përvojës së tij të re në fanellën e "Djallit". Sipas "Corriere dello Sport", 18-20 milionë euro do të jetë shuma që do të derdhet në arkat e Lilës, teksa zyrtarizim­i i operacioni­t mund të shtyhet për në korrik kur lojtari të prezantohe­t e t'i bashkohet menjëherë grupit të Stefano Piolit që do të nisë përgatitje­t sezonale më 4 korrik në "Milanello". Sançes do të marrë në organikë vendin e lënë bosh nga largimi i Frenk Kesit që preferoi Barcelonën pavarësish­t se i kishte premtuar besnikëri Milanit gjatë Olimpiadës. Sa i përket portugezit, ai ka përvojë ndërkombët­are falë paraqitjev­e me Portugalin­ë dhe në Champions me Bajernin.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania