Panorama Sport (Albania)

Tomori: Për Milanin jap gjithçka, titulli do të më bëjë... biond

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Titulli, shokët e skuadrës dhe një medalje e ruajtur. Këto tema, por edhe të tjera në intervistë­n e Fikajo Tomorit për "The Athletic". I grumbullua­r në kombëtare, por me një sy te Milani, anglezi është gati për një tjetër sezon niveli pas atij të fundit kur u shpall kampion i Italisë.

Piolit ia gjeti policia. Po ju ku e keni medaljen?

Në shtëpi. Pjesa ku lidhet është konsumuar pak, çka më bën të dyshoj se donin të ma vidhnin edhe mua. Në festën e Sasuolos im atë ishte në stadium, ndaj ia dhashë atij që të kujdesej.

Do të na e tregoni bastin me Bakajokon?

Në rregull. I kisha premtuar se do të luaja flokët e verdha si ai në rast titulli. Së shpejti duhet të shkoj te berberi.

Si ndiheni pasi përjetuat entuziazmi­n e tifozëve?

Kur mbërrita te Milani ishte mesi i pandemisë, kështu që ishte e vështirë të imagjinohe­j, por e kam parë gjithmonë në TV se çfarë pasoni kanë milanistët. Kisha dëgjuar nga ata që luanin në Itali se ishte çmenduri. Këtë sezon arrita ta përjetoja plotësisht. Është e papërshkru­eshme dhe, siç thonë, duhet ta shohësh, të jesh në të sepse ka shumë pasion, aq shumë gëzim. Nuk do ta harroj kurrë.

E prisnit që Leao të ishte aq shkatërrim­tar?

Të themi të vërtetën, në stërvitje nuk duket aq elektrik sa është kur bëhet fjalë për një ndeshje: i pëlqen të bëjë shaka,

bën shumë driblime, të driblon një herë dhe dëshiron të kthehet për të të dribluar rishtazi. Por kur bëhet fjalë për të luajtur, është thjesht tjetër nivel. Është thelbësor për ekipin. Që kur kam ardhur i kam thënë: "Ti nuk e di sa i fortë je". Sepse, duket që ka gjithçka. Ai është i

shpejtë, është solid, mund të driblojë, mund të godasë me kokë, sepse është i gjatë. I ka të gjitha. Ai ishte pa dyshim njeriu ynë i diferencës dhe e meritonte titullin e lojtarit të sezonit për Serinë A.

Cili është sekreti i mbrojtjes së Milanit që në 9 ndeshjet e fundit pësoi vetë dy gola?

Sa më shumë e ruanim portën të paprekur, aq më shumë donim të përsërisni­m veten. Sigurisht që diçka e tillë dëshirohet gjithmonë, por ne ishim stërvitur me këtë ndjesi e cila na bëri më të uritur për ta bërë këtë, si ekip dhe si individë.

Unë, Kalulu dhe Menja zhvilluam këtë lloj kimie.

Çfarë raporti keni me Maldinin?

Në mars 2021, kur isha ende i huazuar, folëm për mënyrën se si po ecja, çfarë mendonte se mund të përmirësoj­a, si mendonte se gjërat po shkonin për mua. Në atë moment isha ende i huazuar, kështu që ai tregoi ende interes për mua, duke më thënë se çfarë mund të përmirësoj­a. Epo, e thënë nga Maldini, çdo këshillë merr një vlerë krejt tjetër.

Po Ibra çfarë këshillash ju jep?

Ka gjithmonë detaje për të

cilat duhet të kujdesemi. Edhe kur hymë në dhomat e zhveshjes në pushim të pjesëve në ndeshjen e fundit kundër Sasuolos, Zlatani vazhdoi të thoshte se nuk kishte mbaruar. Kishim epërsi 3-0. Por ai tha: "Ka edhe 45 minuta. Nuk kemi bërë ende asgjë". Kështu ka qenë në gjashtë apo shtatë ndeshjet e fundit. Sa herë që fitonim, ai na mbante të gjithë të fokusuar, vazhdonte të fliste në dhomat e zhveshjes, përpiqej të ishte pozitiv. Ishte e qartë që kishte përvojë në situata trysnie dhe ka fituar kudo ka qenë, ndaj përvoja e tij na ka ndihmuar pa masë.

 ?? ?? Fikajo Tomori, 24 vjeç
Fikajo Tomori, 24 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania