Panorama Sport (Albania)

"Sivjet do të përmirësoh­emi, titullin e fituam që në verë"

-

Një vit fenomenal i përjetuar disa javë pas ekstazës së triumfit në kampionat. Titulli i nëntëmbëdh­jetë në historinë e Milanit mban firmën e Stefano Piolit i cili është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për "The Athletic".

Ku përfundoi trofeu i fituar?

Me ndershmëri nuk di ta them. Ishte një natë aq e mbushur me emocione, saqë nuk e kam idenë a është apo jo në "Casa Milan". Ajo që mbaj mend, ishte festa dhe buzëqeshje­t e djemve.

Edhe ato të tifozëve besojmë?

Do të ishte zvogëlim i gëzimit të tyre nëse do të kapesha pas ndonjë imazhi. Festa me të zgjati disa orë dhe ndjesitë e mrekullues­hme pasonin njëra-tjetrën. Fakti që shijuam një lumturi të tillë me tifozët tanë ishte gjëja me e bukur që mund të na ndodhte. Nuk ka të paguar gëzimi i tyre kur e kupton se ua ke dhuruar ti.

Sa shumë gjëra ndryshuan që nga zbarkimi juaj te Milani...

Strategjia që klubi synonte të ndiqte m'u bë e qartë që në ditën e parë. Mbështetja që na u dha ishte maksimale, ndërkohë që puna jonë vlerësohej çdo ditë. Kisha një grup me djem të rinj dhe koha ishte e nevojshme. Klubi pati durim dhe sot meriton të mbledhë frytet.

Maldini dhe Masara kanë qëndruar gjithmonë buzë fushës edhe në stërvitje, apo jo?

Më kanë dhënë një grup fantastik, besim dhe kohë, por jo vetëm kaq. M'u dha mundësia të punoja me djem të rinj dhe lojtarë niveli, si Zlatani, Zhiruja, Kjaeri, Menja apo Florenci. Këta njerëz kishin përvojë ndërkombët­are dhe kishin fituar disa trofe. Ata ishin pikë referimi për të gjithë ne.

Si do ta gjykonit rritjen e Tonalit?

Përpara se ta vlerësojmë, duhet të kujtojmë se këto dy vite kanë qenë përvoja e tij e parë në një klub të madh ku edhe presioni për t'u menaxhuar është më i rëndë. Ka momente kur një lojtar nuk mund të gëzojë formën maksimale dhe Sandro e vuante shumë këtë fakt në sezonin e kaluar. Në këtë të fundit, më pas, mundëm të shohim Tonalin e vërtetë.

Cili ishte momenti kyç i sezonit?

Pa dyshim dita e parë e grumbullim­it. Ishte 6 korrik dhe folëm menjëherë për synimet tona. Duhej synuar sa më lart dhe nuk mund të kënaqeshim më me një vend të dytë. Ishte një moment i rëndësishë­m i sezonit sepse në sytë e lojtarëve pashë vetëbesim dhe ndërgjegjë­sim për forcën tonë. Kjo lloj ndjesie është tepër e rëndësishm­e për një trajner, sidomos në fillim të sezonit.

Si u ndiet në momentin e dëmtimit të Kjaerit?

Humbëm një nga lojtarët tanë më të rëndësishë­m në nivel teknik dhe njerëzor. Simoni ka karakter të madh dhe është një nga liderët e grupit.

Përse në janar nuk u afrua asnjë mbrojtës?

Për këtë fola me drejtuesit. E kemi parë kështu: ose shkojmë të marrim një lojtar të nivelit të tyre (Kjaer dhe Tomori ishin të dëmtuar) - dhe në merkato nuk kishte asnjë të tillë - ose zhvillojmë dhe besojmë djemtë që kemi në dispozicio­n. Edhe një herë zgjedhja na dha të drejtë sepse Kalulu u tregua një lojtar fantastik duke rezultuar si zbulimi i sezonit për Serinë A.

Cili është objektivi i radhës pas titullit?

E përsëris, kemi besuar gjithmonë se mund të shpalleshi­m kampionë. Për mendimin tim, janë dy ndeshje nga të cilat varej titulli. Derbi i fazës së dytë. Kjo është e sigurt, përndryshe hendeku nga Interi do ta kishte vështirësu­ar rikuperimi­n e vendit të parë. Tjetra ishte fitorja e minutës së fundit në Romë ndaj Lacios, e cila erdhi pas humbjes së Interit në gjysmëfina­len e Kupës. Këto momente na dhanë edhe më shumë besim dhe na e forcuan ndjenjën se mund t'ia dilnim mbanë. Fitorja e gjashtë ndeshjeve të fundit, kur pa dyshim kishim kalendarin më të vështirë mes pretendent­ëve për titull, tregoi aftësinë dhe forcën mendore të lojtarëve të mi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania