Panorama Sport (Albania)

Dibala thotë “po” nga Majemi, përgatit hakmarrjen ndaj Juves

Sulmuesi dakord me ofertën, firmos pas pushimeve Trajner personal e shtëpi në Milano, “La Joya” është gati

- Përgatiti: NISLI GJINI

Aktualisht në Ma jemi, por me men djen në Milano, për Paulo Dibalën duket se janë ditët e fundit në të cilat e ardhmja e tij nuk dihet. Nga përtej oqeanit, ku ndodhet për pushime me të dashurën e tij Oriana Sabatini, argjentina­si ka ndjekur të gjitha bisedimet që janë zhvilluar mes enturazhit të tij e Interit dhe nuk ka vonuar shumë që ai vetë të heqë dorë nga kërkesa fillestare prej 10 milionë eurosh përfshirë edhe bonuset dhe të japë miratimin për gjetjen e akordit në shifrat e propozuara nga zikaltrit. 6 milionë euro plus 1 milion në formën e bonuseve për 4 vitet e ardhshme, ka qenë oferta e milanezëve pas paraqitjes së të cilës është parashikua­r një tjetër takim mes palëve. Pikërisht në takimin e radhës pritet t’i transmetoh­et Interit vullneti i lojtarit për të firmosur, diçka që 28-vjeçari do ta bëjë me rikthimin e tij në Itali.

Me përfundimi­n e pushimeve javën e ardhshme, Dibala do të fokusohet tërësisht te futbolli dhe forma e tij, që në pritje të sezonit të ri duhet të jetë optimale. Ashtu si në përgatitje­t e sezonit të shkuar, sulmuesi do të punojë me një trajner personal, këtë herë me më shumë vullnet se më parë, me qëllimin për të bërë për vete një tjetër ambient, atë zikaltër. Paulo nuk dëshiron

TRAJNERI PERSONAL

t’i lërë asgjë rastësisë dhe do të bëjë ç’është e mundur për t’iu shmangur dëmtimeve që i kanë karakteriz­uar periudhën e fundit, duke mos e lejuar të shprehë maksimumin e tij, kjo edhe si një mënyrë për t’i provuar të kundërtën Juventusit që nuk besoi tek ai mjaftueshë­m për t’i rinovuar kontratën.

Shtëpia në Milano - Ndërsa bën planet për gjendjen fizike, “La Joya” po përgatit në anën tjetër edhe shtëpinë e tij në Milano, atë shtëpi që fillimisht u duk si një investim i thjeshtë, por që rezultoi të jetë vendi ku Dibala do të ndërtojë jetën e tij milaneze. Rastësisht ose jo, shtëpia është pranë selisë zikaltër, vendit ku do të hidhen firmat e një fillimi të ri për argjentina­sin. Ndarja me Juventusin ishte e vështirë, por është lënë tashmë pas dhe Dibala duket më gati se kurrë për një tjetër aventurë, këtë herë nën ngjyrat e atyre që deri dje ishin rivalët e tij të betuar. E nën petkun e rifillimit, Dibala duket se po përgatit edhe hakmarrjen ndaj bardhezinj­ve, që tani do të jenë veçse kundërshta­rët e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania