Panorama Sport (Albania)

Gyndoan-asensio-mudrik, Juventusi zgjeron listën

Në pritje të Pogbasë, shtohen preferenca­t në mesfushë Dy “anglezë” në avantazh, spikat edhe një ukrainas

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mesfusha është pika e dobët e Juventusit dhe mbi këtë repart do të punohet bindshëm këtë verë nga drejtuesit bardhezinj. Pas Pol Pogbasë që pritet vetëm të zyrtarizoh­et dhe një përqendrim­i disi të tepruar për Angel di Marian duke parë se vetë lojtari ka kërkuar kohë për të vlerësuar pikësëpari ofertën e Barcelonës, në Torino kanë vendosur gjithashtu që të vënë shpirtin në paqe. Ndaj, edhe nëse e humbin argjentina­sin, kanë se ku të fokusohen. Emrat e rinj janë disa, mes të cilëve spikat ai i Ilkai Gyndoanit. Njeriu që shënoi golin e titullit për Mançester Sitin këtë Premier Ligë ka vendosur të ndërrojë ambient, pasi është i zhgënjyer nga trajtimi si rezervë luksi që Pep Guardiola prej kohësh i bën. 31-vjeçari ka nevojë që të luajë për të shkuar i sigurt dhe në formë në Botërorin e Katarit, prandaj kërkon një skuadër ku të ketë vendin e një titullari fiks. Juventusi ka nisur që të lëvizë për të kuptuar më qartë gjërat mbi Gyndoanin, vlera e të cilit nuk pritet që të jetë e lartë, pasi kontrata i skadon 30 qershorin e vitit 2023. Gjithsesi, problemi i Juves edhe në këtë rast (ashtu si me Di Marian) quhet “Barcelona”. Kjo, pasi sipas “Bild”, vetë Ilkai Gyndoan u është ofruar katalanasv­e, skuadra e tij e zemrës

dhe ajo për të cilën ka punuar që të arrijë një ditë. Por pavarësish­t kësaj, “Zonja e Vjetër” do të nisë të bëjë tentativat e saj, pasi lajmi i mirë është që në Barcelonë paratë janë me pikatore, ndaj vështirësi se mund të bëhen blerje, nëse nuk ka shitje masive

nga grupi aktual. Prandaj Juvja shpreson për Gyndoanin...

PULISIÇ E MUDRIK – Ndërkohë, dy emra të tjerë për mesfushën janë Marko Asensio i Realit të Madridit, një prej ndëshkuesv­e të Juves në finalen e Kardifit në Champions

në vitin 2017, dhe risia Mikajlo Mudrik. Nëse për të parin nuk ka nevojë për shumë prezantime, por e vetmja gjë që kërkohet për spanjollin janë 35 milionë euro për kartonin e tij, 5-6 milionë rrogë në vit dhe një bluzë titullari, është ukrainasi ai mbi të cilin kërkohet të mësohet më shumë. Mudrik është një mesfushor krahu i datëlindje­s 2001, i pajisur me një shpejtësi dhe driblim fenomenal, por në të njëjtën kohë garanton edhe rezistencë e presing mbytës. Edhe për aspektin taktik garanton trajneri De Zerbi, italiani që e stërvit te Shahtjori, por kur nisi lufta dhe u ndërpre kampionati ukrainas, ai ia sponsorizo­i mikut të tij Masimilian­o Alegri, i cili ka nisur të studiojë, por në të njëjtën kohë ka vënë në lëvizje drejtuesit bardhezi për të kuptuar kushtet kontraktua­le që pretendon ai dhe Shahtjor Donetsk.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania