Panorama Sport (Albania)

Gjak i ri dhe trajner fitues, pse duhet besuar te Gjermania

-

Gjermania nuk arriti të fitonte asnjë nga dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. “Pancerat” barazuan ndaj Italisë dhe Anglisë duke treguar se ende nuk janë gati për t’u përballur me skuadra të mëdha. Gjithsesi, situata nuk është dhe aq dramatike sa duket në letër. Flik dhe skuadra e tij kanë treguar se nuk mund t’i mposhtë askush, përfshi Italinë me Anglinë. Trajneri nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 ndeshjet e para me kombëtaren që nga gushti i vitit të kaluar kur mori dhe drejtimin e skuadrës pas largimit të Jogi Lëvit. “Sky” tregon përse duhet besuar ende se “Pancerat” mund të bëjnë një Botëror të madh.

1.SKUADËR E RE

Që në kombëtaren gjermane është duke u zhvilluar një revolucion i vogël, kjo mund të kuptohet lehtësisht. Hansi Flik kërkon të fusë gjak të ri në ekip, lojtarë premtues që do të ishin gati të “vdisnin” në fushë për të fituar me fanellën e Gjermanisë. Deri tani kjo ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës. Lojtarë si Hofman, Musiala apo Adejemi po tregojnë se kanë një të ardhme të madhe.

2.EKSPERTËT BAVAREZË

Për momentin kjo është ndoshta arsyeja kryesore përse Gjermania nuk po funksionon siç duhet. Boshti bavarez nuk është ende në 100% të formës së tij dhe kjo është e kuptueshme pas një sezoni të gjatë të mbushur me ndeshje, dëmtime dhe COVID. Është vetëm një çështje kohe kur Kimish me shokë të ndezin motorët dhe të performojn­ë në maksimumin e tyre. Ndaj Anglisë erdhën edhe shenjat e para se ekspertët bavarezë janë vënë në lëvizje. Kimish ishte nga më të mirët në fushë, ashtu si Myler dhe Musiala. Për momentin vetëm Sane dhe Gnabri po shqetësojn­ë Hansi Flikun.

3.TRAJNER FITUES

Nëse ka një trajner që ka fituar më shumë tituj në karrierën e tij të shkurtër, ai është Hansi Flik. 56-vjeçari i fitoi të gjashtë trofetë në 18 muajt me Bajernin e Mynihut duke mundur këdo që i doli përpara dhe kjo me një lojë të bukur. Gjermania e tij, edhe pse ende nuk ka fituar ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, nuk ka çaluar në lojë, me përjashtim të 30 minutave të pjesës së dytë ndaj Anglisë. Tifozët janë të qetë dhe e dinë se kur të vijë momenti i së vërtetës (Botërori), Flik do ta ketë gati skuadrën, pasi premtimi i tij (Gjermania do të synojë Botërorin)kur mori drejtimin e kombëtares, nuk është harruar nga askush.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania