Panorama Sport (Albania)

Bierhof: Gjermania do jetë gati për “Katar 2022”

-

Kombëtarja gjermane po përgatitet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League të shtunën kundër Hungarisë. Në ditën e pushimit për lojtarët, Oliver Bierhof, menaxheri i ekipeve kombëtare dhe akademisë, foli për mediat ditën e djeshme duke premtuar se skuadra do të jetë gati në kohë për Katarin. BILANCI NË “PJESËN E PARË” NË LIGËN E KOMBEVE – “Bilanci është shumë pozitiv, edhe nëse prisnim pak më shumë. Drejtimi është i drejtë, por ka ende punë për të bërë. Zhvillimi i lojtarëve dhe ekipit është gjithashtu i mirë”. PRITSHMËRI­TË NDAJ HUNGARISË - “Ne kemi objektivin të qartë për të marrë tri pikë ndaj Hungarisë. Do të jetë e vështirë, por kemi edhe ambicie të larta. Sigurisht që Hansi e vendos drejtimin dhe pret që ne të bëjmë presion dhe të veprojmë shpejt. Duhet të jemi të përgatitur, sidomos ndaj skuadrave mbrojtëse, të thellojmë lojën tonë dhe të mos qëndrojmë në një rresht. Nëse luajmë ngadalë, kemi vështirësi”.

MUNGESA E EFEKTIVITE­TIT PARA PORTËS

- “Ne luajmë futboll tërheqës, e vendosim kundërshta­rin nën presion të mirë dhe gjithashtu kemi stafeta të mira, por ende nuk jemi efektivë. Duhet të punojmë për të qetësuar lojën me gol të dytë apo të tretë. Herë pas here mund të jemi paksa shumë lozonjarë në vend që të jemi të matur dhe efektivë”.

ATMOSFERA NË SKUADËR

- “Mundohem të mos shoh gjithmonë çdo gjë bardhezi. Kjo është arsyeja pse unë e shoh pozitivish­t që ne jemi ende nën presion, duke mbajtur tensionin lart dhe ende duhet të bëjmë hapa përpara. Jam i lumtur që mund të dallosh nga lojtarët se ata nuk

janë të kënaqur. Presioni është i lartë, por nuk jam i shqetësuar për moralin. Në përgjithës­i, ka ende pak re në qiell, por shoh një shans të mirë që dielli të shkëlqejë para turneut të Kupës së Botës”.

KAPITENI MANUEL NOJER “Manueli është mbresëlënë­s. Ai

nuk sfidohet gjithmonë, por kur e bën, si kundër Anglisë, ai tregon cilësitë e tij. Siç e shoh unë, ai është portieri më i mirë në botë dhe kjo sigurisht nuk ndalet nesër. Jemi shumë të lumtur për këtë, edhe pse pa dyshim që kemi shumë potencial në këtë pozicion”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania