Panorama Sport (Albania)

Shqipëria nuk ndez, Izraeli na... përmbys

Kombëtarja me dy fytyra, Solomon zhvlerëson Brojën Shthurje në pjesën e dytë, s’mbajmë dot as barazimin

- JORGIS MEMO

“Dhuratat” vazh dojnë! Shqipëria përmbyset 1-2 nga Izraeli dhe shpërdoron një rast të artë për të likuiduar rivalin direkt në Grupin 2 eliminator të Ligës (B) së Kombeve. Një Kombëtare me dy fytyra, që bën një pjesë të parë të admirueshm­e, duke kërkuar golin me ngulm dhe ia del, e më pas në 45-minutëshin e dytë, shthuret totalisht. Izraeli meritoi gjithçka në Tiranë, në një ndeshje ku kuqezinjtë “mallkojnë” edhe sistemin VAR, teksa u anulua një penallti, por edhe një gol i Elseid Hysajt. Dy ndeshje dhe vetëm një pikë, e për më tepër në një grup ku në total janë tri skuadra (Rusia është skualifiku­ar), është shumë pak për Shqipërinë në këtë start, aq më shumë kur synohet kreu. Pjesa e dytë tregoi se nuk jemi ende një ekip kompakt, në një kohë që Izraeli na kapi “mat” disa herë përmes kundërsulm­eve, ku Solomon me dopietën e tij bëri heroin, por Berishës i erdhi edhe shtylla në ndihmë, pasi ndeshja mund të kishte përfunduar me humbje më të thellë. Trajneri Edi Reja, në krahasim me ndeshjen e parë në transfertë ndaj Islandës, dje kishte bërë pesë lëvizje në formacion. Në stol kishte lënë Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin dhe Seferin, ndërsa Cikalleshi mungonte për shkak të problemeve shëndetëso­re. Veseli, Asllani, Bajrami dhe dyshja e sulmit Broja-uzuni ishin zëvendësue­sit e tyre.

PJESA E PARË

Shqipëria kërkon ta nisë me vrullin e zakonshëm kur luan në shtëpi dhe deri diku ia del falë presionit që bën në sulm veçanërish­t Uzuni, i cili është protagonis­t në 20 minutat e para. Duelet e tij me mbrojtësin e Izraelit, Miguel Vitor, janë më pikantet e pjesës së parë. Sulmuesi beratas fiton një penallti, por është i pafat, pasi arbitri e anulon pasi shikon pamjet filmike. Kuqezinjtë shtojnë presionin dhe kërkojnë të shfrytëzoj­në në maksimum goditjet standarde të ekzekutuar­a nga Bajrami, por tentativat e Gjimshitit dhe Ismajlit me kokë nuk bëjnë dëm në portën izraelite. Pas gjysmë ore lojë në skenë del Broja dhe driblimet e tij dehëse në krahun e majtë ngrenë peshë stadiumin. Fillimisht sulmuesit

i mohon golin portieri Marsiano, ndërsa në fundin e kësaj pjese, Balliu fiton një penallti dhe Broja godet në mënyrë perfekte, duke çuar ekipin në pushim me shifrat 1-0.

PJESA E DYTË

Reja nuk bën asnjë ndryshim, por kolegu i tij izraelit,

Alon Hazan, godet me aktivizimi­n e Safurit. Ky i fundit bën lëmsh kuqezinjtë me lëvizjet e tij nga krahët dhe veçanërish­t goditjet nga distanca. Pasi na shpëton një herë Berisha, goli i Izraelit nuk vonon dhe vjen si një rrjedhë logjike e një insistimi që kundërshta­ri bën për të barazuar shifrat. Por, ajo që bën më tepër përshtypje është fakti se sulmuesi Solomon krijon hapësira të frikshme në krahun e majtë, duke shënuar një gol mjaft të bukur pas driblimit në zonë të Gjimshitit. Pas minutës së 60-të Shqipëria është totalisht e përgjumur, duke pësuar një shthurje të pashpjegue­shme. Izraeli merr zemër dhe i afrohet golit me Safurin dhe Jaberin, derisa thërritet sërish në apel Solomon, për të përmbysur rezultatin. Sulmuesi më i mirë izraelit përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes kuqezi. Reja largon njërin pas tjetrit Asllanin dhe

Bajramin, duke forcuar mesfushën me Ramadanin e Gjasulën. Kombëtarja kërkon me ngulm barazimin dhe Balliu është i pafat pas një asisti që merr nga Abrashi. Shqipëria arrin të shënojë me Hysajn, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Gjashtë minuta para fundit aktivizohe­n edhe Çekiçi, Balaj e Vrioni, por asgjë nuk ndryshon, madje jemi me fat që nuk pësojmë golin e tretë. Sulmuesi i aktivizuar si zëvendësue­s tek Izraeli, Dabur, goditi shtyllën dhe iu afrua në dy raste golit, por gjithçka u mbyll 1-2 edhe pas 6 minutave shtesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania