Panorama Sport (Albania)

Reja: Ekipi duhet të përdorë kokën

Trajneri kuqezi: Izraelit ia dhuruam në pjatë argjendi, nuk duhet të ndodhte “Një skuadër normale nuk pëson kështu, zëvendësim­et i bëra për të shtuar forcën para”

-

Pas humbjes me përm bysje nga Izraeli, tra jneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, u duk i zhgënjyer, kryesisht nga gabimet e bëra te rastet e golave. Në prononcimi­n e dhënë për “Supersport” pas ndeshjes, trajneri italian e quan të pafalshme për ekipin që u hodh i gjithi në sulm duke lënë hapësira prapa, ndaj ai pohoi se të besuarit e tij ua bënë dhuratë në pjatë fitoren izraelitëv­e. Në lidhje me ndeshjen dhe rezultatin humbës, fillimisht Reja dha këtë përgjigje: “Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë. Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne ua dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshta­rëve. Edhe me Islandën ishin të njëjtat gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim. Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi. Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi? U dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësi­a e madhe”.

Më pas trajneri u pyet pse ndodhi rënia e ekipit në pjesën e dytë, duke ditur se kuqezinjtë

PSE NDODH RËNIA?

llogarites­hin favoritë në këtë takim me izraelitët. “Ndodhin këto situata. Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Janë të tjerët që e dinë futbollin që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot (dje). U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por

nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tri vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap. Jo sepse skuadra nuk ka aftësi, porse bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrument­et, por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se

cili është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë”, sqaroi trajneri italian i Kombëtares.

ZËVENDËSIM­ET - Pas golit të barazimit Shqipëria u shthur dhe mbase këtu

ndikuan edhe ndërrimet e shpejta të bërë nga Reja, i cili sqaroi edhe arsyen pse bëri ato ndërrime në fillim. “U mundova të bëja zëvendësim­e për të shtuar forcë pasi nuk dilnim dot përpara. U mundova që të shfrytëzoj­a topin në ajër se ata nuk janë gjigantë, hodha në

fushë prani fizike. Por gjithçka u komproment­ua te barazimi. Me barazimin ne u fikëm, e kur rikuperon bëhet e vështirë, se ata kishin më shumë forcë se ne. Abrashi ishte në limite që në fundin e pjesës së parë, të tjerët nga pikëpamja e vrapimit nuk japin shumë. Bajrami e Asllani janë lojtarë teknikë, por këtu sot duhej më shumë nga pikëpamja fizike. Vendosa Gjasulën se ka prani fizike të ndryshme pasi ata në mesfushë po punonin mirë dhe vraponin. Pastaj ata u karikuan nga goli, sepse kur bëjnë barazimin, ne lëshohemi e ata ekzaltohen. U thashë që të hyjmë në fushë e mos bëjmë gabime, por bëmë një gabim te goli i parë i tyre që një skuadër normale nuk e pëson. Nga pikëpamja individual­e skuadra dha çfarë kishte, por duhet përdorur pak më shumë koka. Kjo është ajo që dua të them”, përfundoi trajneri Edi Reja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania