Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SHQIPËRISË

-

BERISHA 6 - Nuk mund të bëjë asgjë te golat, sepse mbrojtja e nxjerr zbuluar, por duhet të ngrejë zërin kur e sheh se mbrojtësit kalojnë në aventurë dhe i humbin nga sytë. Kapiteni herë pas here i qorton shokët.

BALLIU 6 - Shërbehet pak, edhe pse gjendet i vetëm shpeshherë dhe me shumë hapësira për të avancuar. Fitoi një penallti të çmuar dhe iu afrua golit në pjesën e dytë. Nuk u dublua si duhet asnjëherë në daljet e shpejta të Solomonit.

ISMAJLI 5 - Një ndeshje e mirë deri te goli i parë i Solomonit. I vendosur keq nuk llogarit hapësirën që ka lënë pas, duke kapur të papërgatit­ur edhe Gjimshitin.

GJIMSHITI 5 - Mund dhe duhej ta mbyllte më mirë Solomonin te goli i parë. Nuk arrin ta udhëheqë prapavijën si zakonisht dhe shfaq edhe shenja nervozizmi.

VESELI 5,5 - I vendosur mirë në mbrojtje dhe i ashpër në mbulim. Përpiqet t'i bëjë gjërat thjesht dhe ia del, por kombinimi me Hysajn dhe me mesfushën duhet ende të rregullohe­t (Nga min 84’ Çekiçi - Pa notë. Tenton të ndryshojë diçka me goditjet nga jashtë zone në ato pak minuta në fund, por nuk mjaftojnë).

HYSAJ 5.5 - Është i kujdesshëm në mbrojtje dhe limitohet vetëm që të mos bëjë gabime në duelet me rivalët. Del pak në fazën sulmuese dhe shpeshherë krosimet e tij nuk janë të sakta. Shënon për 2-2, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

ABRASHI 5,5 - Shumë dëshirë për ta fituar një ndeshje si kjo, por entuziazmi shpeshherë e rrëmbeu më shumë sesa duhet. Përplaset disa herë në rolin e Bajramit, braktis zonën e tij më shumë sesa duhet dhe lë hapësira të rrezikshme që e fusin mbrojtjen në panik. Dha dy asiste fantastike për Balliun

(Vrioni 84' - Pa notë. E prek pak topin dhe mundohet të bëjë

sponda për Brojën apo Balajn).

ASLLANI 5 - Një pjesë e parë me gabime, jo brenda mundësive të tij. Në pjesën e dytë izolohet krejtësish­t dhe Shqipëria nuk arrin të ndërtojë asnjë aksion të rrezikshëm. Të zgjuar izraelitët e markuan ashpër dhe praktikish­t e nxorën jashtë loje. Humbi topin në golin e parë të izraelitëv­e (nga min 59’ Ramadani 5 - Lufton shumë dhe shpesh i duhet të dalë

edhe nga roli i tij, por nuk bën asnjëherë diferencën. Konfuz).

BAJRAMI 5,5 - Një start mbresëlënë­s sepse punon mirë në të majtë, por depërton edhe nga qendra. Më pas rivalët e markojnë në atë pikë sa të mos e prekë topin dhe ai nis të dalë nga pozicioni shpesh, duke mos u kuptuar më si duhet as me Hysajn dhe as me sulmuesit (nga min 67' Gjasula 5 - Futet për të vendosur rregull në mesfushë, por e ka të vështirë për të kapur ritmin).

UZUNI 6 - I tërbuar në start, teksa shkel gjysmëfush­ën rivale në çdo centimetër dhe fut në stres mbrojtjen sepse nuk arrijnë ta lexojnë. Fiton një penallti që VAR-I ia mohoi dhe i jep shpresë skuadrës me inkursione­t e tij. Por shpenzoi shumë energji dhe në pjesën e dytë u izolua me lehtësi sepse skuadra nuk funksionoi më (Balaj 84' - Pa notë. Reja e fut për të shfrytëzua­r shtatlartë­sinë. Fiton disa duele me kokë, por kjo nuk mjafton).

BROJA 6 - Fuqi, driblime dhe shumë vendosmëri për të lënë shenjë. Dhe ia doli, jo vetëm sepse u tregua i akullt te 11metërshi, por edhe për panikun që përhapte te rivalët. Por nuk u shërbye kurrë brenda zonës si duhet dhe nuk kombinoi asnjëherë mjaftueshë­m për të qenë në pozicion goditës. I vetmuar.

EDI REJA 5 - Me hatër. Shqipëria e tij luan vetëm një pjesë, pastaj përmbyset. Dhe ka afro 3 vite që kemi po të njëjtin problem, por trajneri nuk e zgjidh dot. Të lexueshëm në sulm dhe të brishtë në mbrojtje. Mbrojtës që luajnë në Serinë A dhe një trajner që ka trajnuar një jetë në Itali. Tani po, situata është vërtet shqetësues­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania