Panorama Sport (Albania)

Hasani: Me Tiranën kap Europën dhe Kombëtaren

Blerja e bardhebluv­e: Do të jemi një treshe e fortë me Xhixhën e Seferin “Mundësitë janë reale për t’u kualifikua­r në grupe”

- OLSI AVDIAJ

Florent Hasani flet si bardheblu. Në një in tervistë për “Panorama Sport”, sqaron përse zgjodhi bardheblut­ë dhe çfarë pret nga kjo aventurë e re. Hasani është blerja më e re e Tiranës. Afrimi i sulmuesit të përfaqësue­ses së Kosovës ka përforcuar repartin e avancuar në prag të ndeshjeve të Champions-it, por edhe për sezonin e ardhshëm. Pozicioni i tij natyral është sulmues i djathtë, por përshtatet mjaft mirë edhe si sulmues i dytë pas “pykës” ose edhe si sulmues i parë. 25-vjeçari mund të jetë kosovari i radhës që shkëlqen pas Bekajt. Sulmuesi sezonin e fundit luajti me hungarezët e Gyirmot FC Gyor, ku në 32 ndeshje shënoi 3 gola.

Florent, urime për firmën. Përse vendosët të vishnit fanellën e Tiranës?

Për mua ka qenë e rëndësishm­e që ditët e para të bisedave të vij këtu, për shkak se për mendimin tim, Tirana është ekipi më i madh në shqiptari. Ajo është skuadra kampione që tani merr pjesë edhe në Champions League. Të gjitha kushtet rreth ekipit më kanë bërë të ndihem mirë dhe më kanë shtyrë që të pranoj ofertën. E kam firmosur kontratën me shumë kënaqësi.

Cili ishte shkaku që ju të ishit pjesë e Tiranës nga tani e në vazhdim?

Shkak nuk u bë kurrkush. Normale është që të kem pasur biseda me presidenti­n dhe stafin e tij. Më kanë bindur që të vij këtu. Kanë qenë shumë korrektë dhe i falënderoj shumë. Falënderoj edhe trajnerët dhe lojtarët që më kanë pritur shumë mirë. Tashmë duhet të nis punën maksimalis­ht që të vazhdojmë në Europë.

Ju folët përse u afruat te Tirana. I shihni bardheblut­ë si një trampolinë për të ardhmen dhe Europën?

Normalisht që po. Nga këtu mund të ikësh lehtë në një skuadër më të mirë. Unë kisha një ofertë nga kampionati hungarez dhe një ofertë nga Qiproja. U ula dhe i analizova ekipet. Në fund dola në konkluzion se Tirana ka qenë më lart se skuadrat e tjera. Është ekip kampion dhe kur vjen te një ekip kampion, është më ndryshe se skuadrat e tjera. Rol të madh kanë edhe Kupat e Europës.

Cilin nga lojtarët e Tiranës keni njohur më parë?

Nga shokët e skuadrës njoh Visar Bekajn, me të cilin jemi pjesë e Kosovës. Njoh edhe Hotin e Limajn me të cilët kemi luajtur te përfaqësue­sja U-21 e Kosovës. Të tre i njoh mirë, të tjerët

më pak, por më kanë pritur shumë mirë.

Ju thatë se erdhët te Tirana sepse luan në Europë. Kjo skuadër ka shanse për grupet?

Me aq sa kam parë ndeshjet e Tiranës këto kohë, duke llogaritur trajnerin dhe lojtarët, mundësitë janë reale

për të shkuar në grupet e Konferencë Ligës. E kemi këtë mundësi. Të gjithë së bashku do të mundohemi që ta kapim këtë mundësi.

Albi Doka ju ka referuar te Tirana...

Po, kemi luajtur në një kampionat si kundërshta­rë. Më

vjen mirë për ato fjalë. Faleminder­it prej tij. Unë kam ardhur të ndihmoj Tiranën dhe Tirana mua. Unë do të jap maksimumin. Këtë ua premtoj të gjithëve, tifozëve, klubit. Tirana hyn në kampionat vetëm për vendin e parë. Do të luftojmë për titull dhe që të materializ­ojmë

mundësinë që kemi për të shkuar në fazën e grupeve.

Seferi, Xhixha dhe Hasani. Po projektohe­t triada e artë e sulmit?

Besoj se do të jetë kështu. Kam parë në ndeshjet e Tiranës Seferin dhe Xhixhën. Do të jemi një treshe e fortë. Do të bashkëpuno­jmë sa më shumë në fushë. Do të ndihmojmë njëritjetr­in me gola dhe asiste. Kjo është në të mirë të klubit.

Kosova dhe Shqipëria?

Kosova pritej të fitonte edhe pse ishte një ndeshje e vështirë. Rrezikuan në fund me golin që pësuan, por ka ekip cilësor. Deri në fund do të luftojnë në grup për vendin e parë. Shqipëria fiton me Izraelin, ka një grup shumë të mirë me lojtarë shumë cilësorë. Jam i bindur që do të jenë të parët në grup.

Një polemikë juaja përse nuk thirreni në përfaqësue­sen e Kosovës...

Është e vërtetë që nuk e di përse nuk thirrem. Sezonin e fundit, sidomos nga janari, kam pasur minutazhin maksimal. Kam treguar vlera edhe individual­isht. Kam ardhur te Tirana dhe jam i fokusuar vetëm për të qenë sa më mirë në ndeshjet e Europës. Nëse luaj ndeshje të mira dhe shënoj gola, mendoj se ftesa do të vijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania