Panorama Sport (Albania)

Pasuesi i Krymit, Vllaznia “peshkon” te Prishtina

- ADMIR URUÇI

Ardit Krymi është trans feruar në Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk. Vllaznia po punon për pasuesin e tij dhe duket se e ka pikasur. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht nga burime pranë klubit se prej disa ditësh klubi është në bisedime me Lorik Boshnjakun. Mesfushori prej disa sezonesh është aktivizuar me Prishtinën dhe është një njohje e vjetër për trajnerin Mirel Josa, pasi kanë punuar së bashku në kryeqyteti­n dardan. 26-vjeçari është pjesë e Prishtinës që nga viti 2014, ku dalëngadal­ë ka fituar formacioni­n dhe është bërë një nga mesfushorë­t difensivë më të mirë të kampionati­t të Kosovës.

SITUATA - Merkaton e Vllazninë e mbajnë pezull rinovimet e lojtarëve, që janë në fund të kontratave të tyre. Largimi i ish-drejtorit sportiv,

Matko Djarmati, dhe mungesa e një pasuesi deri më tani, e ka ngadalësua­r procesin e konfirmime­ve te shkodranët. Një pjesë e mirë e lojtarëve më të rëndësishë­m të Vllaznisë janë në dyshim për qëndrimin e tyre në ekipin kuqeblu. Një nga të paktët, që ka arritur një akord paraprak, megjithëse jo të firmosur zyrtarisht, është portieri Bojan Zogoviç. Ky i fundit u ka dhënë fjalën drejtuesve për rinovimin e kontratës të paktën edhe për një tjetër sezon. Ndërkohë, ditë më parë klubi njoftoi edhe rinovimin me Ardit Hoxhajn, i vetmi konfirmim zyrtar deri në këto momente. Esin Hakaj është lojtari i parë, i cili është në dyshim për të ardhmen e tij. Ishmbrojtë­si i Partizanit është në kërkim të një aventure jashtë vendit, teksa gjysma e së keqes për momentin është fakti se ai ka kontratë me Vllazninë deri pas ndeshjeve të Ligës së Konferencë­s, çka do

të thotë se Josa do ta ketë në dispozicio­n të paktën në raundin e parë të këtij kompeticio­ni. Vllaznia i ka ofruar rinovimin, por ofertat nga jashtë vendit e kanë vënë në mendime 25-vjeçarin. Nga ajo që është raportuar deri më tani, dëshira e lojtarit është luajë jashtë Shqipërisë, teksa Vllaznia është primare në vendin tonë. Mevlan Adili është një tjetër lojtar që duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Mbrojtësi është treguar një lider në çdo ndeshje me kuqeblutë, dhe në rast largimi do të linte një hapësirë të madhe në difensivën e

fituesve të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia ka kërkuar rinovimin e Adilit, por mbrojtësi është në pritje të ofertave nga jashtë vendit. Ndërkohë, edhe rinovimi me Jonuzin është pezull. Partizani i ka bërë një propozim kuksianit, por ai po mendohet dhe do të presë edhe propozimin e fundit nga ana e Vllaznia. Përveç Partizanit, ai ka një mundësi transferim­i edhe jashtë vendit. Da Silva është një tjetër emër që do t'u kthejë një përgjigje drejtuesve të Vllaznisë, pasi i ka përfunduar kontrata. Në drejtim të tij nuk mungojnë ofertat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania