Panorama Sport (Albania)

Duranski refuzon rinovimin me Egnatian, ja prapaskena­t

- FERIZ FERIZAJ

Egnatia e sezonit të ri e ka nisur punën nga ndryshimi në kullën drejtuese, ku pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani, është emëruar Edlir Tetova si "timonieri" i ri i skuadrës nga Rrogozhina. Për sa i përket merkatos në hyrje nuk ka asnjë emër, ndërsa në dalje së fundmi është në skenë mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski. Kanë qenë mediat fqinje ato që e kanë bërë të ditur divorcin e 30-vjeçarit me rrogozinas­it. Sipas "gol.mk" Filip Duranski është larguar nga skuadra e Egnatias dhe do të kërkojë një sfidë të re. Mesfushori 30-vjeçar fitoi besimin pas ardhjes tek Egnatia dhe u bë titullar i rregullt në drejtimin e ishtrajner­it Ramadani, i cili me sa duket e sponsorizo­i në janar që të vihej nën urdhrat e tij. Duranski dhuroi disa asiste për golat kyç, falë të cilave u sigurua mbijetesa në Superiore në ndeshjen shtesë me Korabin. Sipas medias maqedonase, Duranski kishte një ofertë për të vazhduar bashkëpuni­min me Egnatian, por mesfushori nuk e pranoi dhe në sezonin 2022-2023 do ta shikojmë në një klub. Sipas raportimit nga i njëjti burim thuhet se për Duranskin ka interes edhe nga klube të tjera në Shqipëri, teksa një opsion është edhe transferim­i i tij në Qipro. Filip Duranski erdhi tek Egnatia nga Armenia ku luajti për Sevanin, ndërsa ka luajtur edhe për Sileks, Sered, Rabotniçki, Horizont Turnovo, Mlada Boleslav dhe Slavia Pragë. Sa i përket Egnatias së sezonit të ri, presidenti i skuadrës, Agim Demrozi, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" ka pohuar se do të ruajë 80% të skuadrës së sezonit të fundit. Ndërsa për hyrje-daljet në merkato presidenti Demrozi vulën ia ka lënë trajnerit Edlir Tetova. E paqartë mbetet e ardhmja e dy mbrojtësve, Gëzim Krasniqi dhe Ilir Allmuça, të cilëve u ka mbaruar kontrata me rrogozhina­sit dhe në horizont nuk ka shenja rinovimi për momentin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania