Panorama Sport (Albania)

Laçi shtyn stërvitjen, Duro gjithnjë e më larg

Kurbinasit pritet të zbresin sot për herë të parë në fushë, trajneri është thuajse i ikur

-

Laçi duhet të zbriste dje në fushë për të nisur përgatitje­t për Ligën e Konferencë­s, por kjo nuk ka ndodhur. Duke qenë se ekipi në grumbullim­in e bërë në kryeqytet ka pasur pak lojtarë në dispozicio­n, pasi të huajt nuk kanë mbërritur ende në Shqipëri, klubi ka vendosur që stërvitja e parë të zhvillohet sot. Laçi mëson rivalin më 14 qershor, kur UEFA do të hedhë shortin në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para të turit të parë të Ligës së Konferencë­s do të luhen më 7 korrik, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik. Ndërkohë, krahas largimeve të lojtarëve të rëndësishë­m si Aleksandar Ignjatoviç, Ardit Deliu, Juljan Shehu, Bashkim Velija dhe Alen Sherri, ajo që shqetëson më shumë në kampin kurbinas është çështja e trajnerit. Duket se mes palëve ka një ngërç dhe gjasat më të mëdha janë që Shpëtim Duro dhe ndihmësi i tij, Sero Noka, të mos paraqiten në stërvitjen e sotme. Nuk dihet ende se cili është vendimi i klubit për stafin teknik, por kjo do të sqarohet në orët në vijim. Kujtojmë se pa u mbyllur ende sezoni 20212022, Laçi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Duron. Pak ditë më parë doli në skenë edhe Shkëndija e Tetovës për interesimi­n që ka pasur për afrimin e trajnerit 62-vjeçar. Gjithsesi, mes drejtuesve kurbinas dhe Duros ka një çështje tjetër që mban peng situatën, por palët hezitojnë ta zbardhin publikisht. Për momentin nga ana e klubit kurbinas nuk është zyrtarizua­r ndonjë afrim në merkato, por pa u zgjidhur çështja e trajnerit, zor se mund të ketë zhvillime në merkato. Gjithsesi, drejtuesit kanë kohë që negociojnë me lojtarë të cilët duan t’i ofrojnë në ekip për të kompensuar pesë largimet e deritanish­me. Një “bingo” e madhe për klubin është rinovimi i kontratës me golashënue­sin më të mirë të kampionati­t të fundit, Saliu Guindo. Më parë kanë zgjatur marrëveshj­en edhe portieri Dajsinani dhe mbrojtësi Turkaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania