Panorama Sport (Albania)

“Grafiku” i rrogave, ja si do paguhen te Lushnja

Nga stafi te 25 lojtarë, zbulohen pagat për sezonin 2022-2023 Trajneri do marrë afro 1.3 milionë lekë, gushti kushton më pak

- ALBAN ALUSHI

Lushnja është total isht në “ajër”. Zyr tarisht nuk ka trajner dhe as lojtarë. Nuk përjashtoh­et mundësia që shumica të rinovojnë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Vendimi final i takon kryebashki­akes Ersielda Sefa, e cila është edhe presidentj­a e klubit. Nëse një “mal” me pikëpyetje lidhen për organizimi­n dhe objektivat, për financat gjithçka është e qartë. Militojnë në Kategorinë e Parë, por buxhetin e kanë të mirëfilltë për një klub të elitës. Janë 575 milionë lekë (të vjetër) që u miratuan pak ditë më parë nga Bashkia Lushnjë për futbollin, fond që do të shpenzohet për vitin 2022. Gazeta “Panorama Sport” zbulon se si do të jenë rrogat për stafin dhe lojtarët. Kushdo që do të marrë “timonin”, pagën e ka të saktësuar që tani. Zyrtarisht do të paguhet 126 800 lekë në muaj për periudhën gusht-dhjetor (afërsisht 1 milion e 300 mijë lekë të vjetër). Në këtë grafik përcaktohe­n vetëm 5 muaj, pasi shpërndarj­a bëhet sipas buxhetit që është pikërisht për këtë vit. Në janar nuk do të ketë rritje, por do merren prej buxhetit të 2023-shit. Për ata që janë kuriozë të dinë sa paguhet një zv.trajner te verdhejesh­ilët, po jua themi ne: do të marrë 32 000 lekë në muaj. Te futbollist­ët ka progres. Me rrogë janë 25 futbollist­ë dhe parashikoh­et që në muajin gusht secili të marrë 51 200 lekë. E megjithatë, nga shtatori e deri në dhjetor ka një rritje të ndjeshme, që shkon në 80 000 lekë në muaj. Duhet thënë që këtu nuk përfshihen as dietat dhe premiot që parashikoh­en për pjesën e mbetur të vitit. Qershori dhe korriku pritet të jenë pushim për skuadrën e Lushnjës, pra nuk do të marrë asgjë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania