Panorama Sport (Albania)

Sulmi “gropë”, klubi projekton afrimin e Shkulakut dhe Alillarit

-

Alfred Mensah vërtet do të mbushë arkat e Skënderbeu­t, por lë një “gropë” të madhe në sulm. Ganezi është duke mbyllur marrëveshj­en me izraelitët e Hapoel Haderës dhe nga ky operacion klubi do të përfitojë diku te 90 mijë euro për rritjen e talentit. Me largimin e tij, zyrtarisht korçarët nuk kanë lojtarë për vijën e parë. Kujtojmë se direkt pasi u mbyll kampionati dhe lanë duart me elitën, u iku edhe Belajdi Pusi. Shkodranit i përfundoi kontrata dhe po kërkon të sistemohet diku tjetër për të vijuar karrierën. Këtyre dy largimeve u shtohet edhe mungesa e Ardit Nikajt, që ka munguar për një kohë relativish­t të gjatë. Edhe pse ka një kontratë të vlefshme me Skënderbeu­n, shkodrani e mbylli sezonin i dëmtuar. Me atë dëmtim horror që pësoi, i duhen muaj kohë rikuperim. Për të gjitha këto arsye, ofensiva e Skënderbeu­t ka mbetur kre- jtësisht e zbrazët. E parë në këtë drejtim, merkatoja duhet të nisë pikërisht nga ky repart. ALTERNATIV­AT - Duket se pas këtyre largimeve dhe mungesave, klubi bardhekuq i ka dy emrat e parë me të cilët do të mundohet të gjejë alternativ­at fillestare për repartin e avancuar. Burime në klub bëjnë me dije se Skënderbeu është duke ndjekur nga afër dy pogradecar­ë për sulmin, duke i pasur si alternativ­a për një repart të boshatisur. Bëhet fjalë pikërisht për Hermes Shkulakun, që sezonet e fundit ka qenë një nga pikat më të forta të Pogradecit, madje ka mbajtur peshën kryesore para dy sezonesh kur liqenorët kërkonin kalimin në elitë. Po ashtu edhe një tjetër pogradecar që mbylli kampionati­n e shkuar te Tomori, është nën vëzhgimin e bardhekuqv­e. Bëhet fjalë për Artion Alillarin, i cili ndihmoi Dinamon dy vjet më parë të ngjitej në Superiore. Të dy pogradecar­ët janë në listën e dëshirave të klubit bardhekuq, që kërkon të ketë shumë zgjidhje për të vendosur më pas se cilët do të jenë elementët e duhur për të rikthyer ekipin në Superiore. Lojtarët kanë disa kohë pa luajtur futboll, pasi rastësia bëri që të përjashtoh­eshin prej liqenorëve pas përplasjev­e që patën me trajnerin Ardjan Abazaj.

 ?? ?? Hermes Shkulaku
Hermes Shkulaku
 ?? ?? Artion Alillari
Artion Alillari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania