Panorama Sport (Albania)

Moçka: Po pres një telefonatë, por nuk iki pa ngjitur Flamurtari­n

Këshilla e portierit: Duhet merkato e kujdesshme

-

Shpëtim Moçka është në pritje të një telefonate nga klubi. E megjithatë, ndonjë dilemë të madhe për të ardhmen nuk e ka. Portieri “veteran” i premton besnikëri Flamurtari­t, ndërsa qartazi e thotë se do të qëndrojë te kuqezinjtë derisa të ngjiten në elitë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, gardiani mendon se misioni do të realizohet sipas planit dhe në 2023-shin do të jenë në Superiore. Vlerësime maksimale ka për grupin që mbylli sezonin, ndërsa këshillon që merkatoja të bëhet e kujdesshme

në ato reparte ku është e nevojshme.

Moçka, me çfarë po merreni aktualisht?

Po pushojmë pas një sezoni të gjatë. Por tani po u vjen fundi edhe pushimeve. Këto ditë do filloj stërvitjen individual­e për të qenë gati për seku

zonin e ri futbollist­ik.

Ju kanë kontaktuar nga Flamurtari për të ardhmen? Jo, nuk më kanë kontaktuar për të ardhmen. Normalisht që jam në pritje.

Do të vazhdoni me Flamurtari­n apo keni plane të tjera?

Flamurtari mbetet në plan të parë për mua. Dëshira ime dhe parësorja është të vazhdoj me Flamurtari­n. Jam në shtëpinë time dhe ndihem mjaft mirë këtu. Pastaj dua të shtoj se misioni im te Flamurtari nuk ka mbaruar ende. Unë dua që të jap kontributi­n tim për ta

ngjitur Flamurtari­n në Superiore dhe për ta çuar aty ku e ka vendin. Ndaj dëshira ime është që të qëndroj në Vlorë. Çfarë këshilloni për merkaton?

Këshilloj që merkatoja të jetë e kujdesshme. Duhet të merren ata lojtarë në ato reparte ekipi ka nevojë. Nëse do të bëhet një merkato e mirë, atëherë jam i bindur se do të kemi një sezon të suksesshëm në Kategorinë e Parë si dhe do ta kemi më të lehtë arritjen e objektivit.

Po grupin aktual si e vlerësoni, ju bind?

Patjetër që po. Është një grup me lojtarë profesioni­stë dhe që e kanë treguar veten e tyre. Luajtën për Flamurtari­n edhe në atë kategori inferiore dhe sakrifikua­n. Janë djem shumë të mirë dhe punëtorë. Kanë eksperienc­ën e nevojshme dhe meritën për ta sjellë skuadrën një kategori më lart.

Kur e shikoni Flamurtari­n në Superiore?

Unë kam besim absolut te presidenti që do ndërtojë një ekip të denjë që do ta ngjisë Flamurtari­n aty ku i takon. Ekipin e shoh në Superiore për 100vjetori­n e klubit.

 ?? ?? Shpëtim Moçka, portieri 32-vjeçar i Flamurtari­t
Shpëtim Moçka, portieri 32-vjeçar i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania