Panorama Sport (Albania)

Rishfaqet dopingu në shtangë, Ismailanj pozitiv

24-vjeçari konkurroi edhe në Kampionati­n Europian U kap me substanca të ndaluara në kontrollin e FSHP-SË

- ARTIN LLESHAJ

Rishfaqen hijet e dopingut në pesh ëngritjen shqiptare. Herlsjon Ismailanj ka rezultuar pozitiv në testin që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes para Kampionati­t Europian që u mbajt në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë FSHP për “Panorama Sport”, teksa drejtuesit e shtangës bëjnë me dije se bëhet fjalë vetëm për testin e parë dhe se sportisti do të mbërrijë në Tiranë në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar edhe testit B. Ismailanj konkurroi në Europian në kategorinë e peshave 67 kg, por pa lënë shumë gjurmë në këtë aktivitet, teksa u rendit i dhjeti në stilin e shkëputjes me 118 kg, i teti në stilin e shtytjes me 145 kg dhe i nënti në dygarësh me 263 kg. Ismailanj është pjesë e

skuadrës së Tiranës, por 24vjeçari jeton dhe stërvitet në Greqi. Vetëm disa muaj më parë ai u shpall edhe kampion në peshën e tij në Kampionati­n Kombëtar që u mbajt në Parkun Olimpik. Siç dihet, prej gati 4 vitesh, duke marrë

shkas nga rastet e shumta që kanë njollosur shtangën në të shkuarën, Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes ka nisur t’i aplikojë edhe brenda vendit kontrollet antidoping, me qëllim për parandalim­in e përdorimit të substancav­e të ndaluara. Në muajin maj, para Kampionati­t Europian, ekipi kombëtar iu nënshtrua kontrollev­e antidoping, ndërsa federata njofton se të gjithë peshëngrit­ësit kanë rezultuar negativ, me përjashtim të sportistit Herlsjon Ismailanj. Ky i fundit pritet në orët e ardhshme që të vijë në Tiranë për t’iu nënshtruar kontrollit të dytë. Në rast se edhe testi B do të rezultojë pozitiv, atëherë priten masa të forta ndaj sportistit, i cili rrezikon përjashtim­in përjetë nga peshëngrit­ja. Dopingu në sport mbetet një fenomen global që ka njollosur edhe shtete superfuqi botërore. Mjafton të kujtojmë përjashtim­in e Rusisë, pasi u zbulua një megaskanda­l me përdorimin e substancav­e të ndaluara, për të cilin u akuzua edhe qeveria ruse, e cila shihej si sponsorizu­ese e mashtrimit, që kishte për qëllim arritjen e rezultatev­e të larta sportive.

 ?? ?? Herlsjon Ismailanj, gjatë garës në Europian
Herlsjon Ismailanj, gjatë garës në Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania