Panorama Sport (Albania)

Polakët për tabunë në "De Kuip", Dumfris: Marrim maksimumin

-

Pas dy fitoreve bindëse ndaj Belgjikës dhe Uellsit në transferta, Holanda më në fund rikthehet të luajë në shtëpi. Në "De Kuip" të Roterdamit, të besuarit e Luis van Galit do të presin Poloninë e Robert Levandovsk­it e cila pas fitores me Uellsin u mor me "shuplaka" nga belgët që i shënuan gjashtë herë në takimin e së mërkurës. Holanda po kalon një moment pozitiv dhe është në një seri prej 11 ndeshjesh pa humbje që nga disfatës zhgënjyese ndaj Republikës Çeke në "Euro 2020". Të dyja skuadrat janë përballur 17 herë me njëra-tjetrën.

DUMFRIS - Portokalli­njtë kanë fituar tetë, ndërkohë që polakët vetëm tri herë, por suksesi i tyre i fundit daton në vitin 1979. Nga kampi holandez ka folur në konferencë për shtyp Denzel Dumfris i cili ka deklaruar: "Jam rritur shumë taktikisht në Itali. Kam bërë shumë hapa përpara në këtë drejtim dhe kjo më ka bërë më të fortë. Me kombëtaren duhet të tregoj çdo ditë cilësitë e mia, jam shumë krenar që jam këtu. Ardhja e Van Galit na ka vendosur përpara një sistemi të ri taktik, po fitojmë besim dhe do të përpiqemi të bëjmë që gjithçka të funksionoj­ë sa më mirë". FJALA E TRAJNERIT - Holanda ka fituar pesë ndeshjet e fundit kundër Polonisë me rezultatin e përgjithsh­ëm 11-4, teksa polakët kanë mundur të mbajnë portën të paprekur kundër Holandës vetëm në tri raste. Hera e fundit ishte në Kampionati­n Europian të vitit 1986, megjithatë për trajnerin Van Gal, ndeshja e sotme është një histori më vete. "Çdo ndeshje ka rrjedhën e saj. Skema 3-5-2 mundëson që lojtarët tanë të shprehen sa më mirë në lojën e tyre. Disa lojtarë, si për shembull edhe Dumfris, po bëjnë gjëra të mrekullues­hme me ekipet e tyre dhe përvojën e grumbullua­r e kanë vendosur në shërbim të kombëtares. Kështu mundemi vetëm që të rritemi", ka thënë trajneri i cili dje i ka stërvitur lojtarët e tij me fanellat e klubeve ku nisën karrierën e tyre.

 ?? ?? Lojtarët e Holandës në stërvitjen e djeshme me fanellat e ekipeve ku nisën karrierën
Lojtarët e Holandës në stërvitjen e djeshme me fanellat e ekipeve ku nisën karrierën
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania