Panorama Sport (Albania)

Kieza sfidon Pogbanë për 10-ën: E dua edhe unë atë numër

Sulmuesi drejt rikthimit: Në shtator do të jem gati “Me Vlahoviçin jemi miq, do ta bëj të shënojë shumë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Federiko Kieza ka qenë shoqëruesi i nderit i presidenti­t Andrea Anjeli, në një qendër të re për refugjatët në Torino, si rrjedhojë e misionit të nisur prej kohësh nga Juventusi dhe vetë miliarderi italian, në bashkëpuni­m me “Save The Children”. Por gjatë bashkëbise­dimit me fëmijët e vegjël, ai nuk ngurroi që t’u përgjigjej edhe disa pyetjeve mbi planet e tij me “Zonjën e Vjetër”. Madje, me një pyetje jep dy përgjigje: “Kush do ta mbajë numrin 10 që la bosh Dibala? Mua sigurisht që do të më pëlqente, pasi në të kaluarën e dimë pak a shumë se fenomenët e kanë mbajtur atë. Por le të presim muajin korrik (kur pritet të vijë me shumë mundësi edhe firma me Pol Pogbanë) dhe më pas do ta mësojmë të gjithë”. Për sulmuesin rruga e rikuperimi­t nga dëmtimi avancon me ritmet e duhura, madje edhe më mirë sesa mund të pritej: “Po, është e vërtetë që fusha më mungon shumë dhe unë po bëj gjithçka të mundshme që të rikuperohe­m sa më shpejt. Ka disa kohë që duhen respektuar, sepse sado që të avancoj unë, është një periudhë që muskuli nuk ka rezistencë­n e duhur edhe pse i rikuperuar. Me stafin po bëjmë një punë të madhe, kam suportin e profesioni­stëve të jashtëzako­nshëm. Jam në fazën në të cilën jam kthyer të vrapoj, kam nisur që të bëj pa shumë dhimbje edhe ndërrimin e drejtimeve. Nëse gjithçka ecën siç ka ndodhur deri tani, mendoj se do të jem gati për të luajtur në fillim të muajit shtator, pasi nuk dua që të forcoj asgjë, për të mos pasur më probleme në vazhdim”. VLAHOVIÇ-DI MARIA Sezoni i ri do të shohë një ribashkim të dyshes sulmuese Kieza-vlahoviç, si në kohët e Fiorentinë­s, dy lojtarë që e njohin shumë mirë njëritjetr­in, por në Torino duke pasur më shumë cilësi përreth tyre, madje shumë herë më shumë nëse bëhen edhe goditjet e përfolura deri tani,

pa dyshim që Federiko dhe Dushan do të mund të jenë shumë herë më të rrezikshëm: “Po, pres me padurim që të rigjej Vlahoviçin përkrah meje dhe pse jo t’i jap atij një top për të shënuar ndonjë gol më shumë. Dushani është një mik brenda e jashtë fushe dhe

mendoj se një marrëdhëni­e e tillë i përmirëson shumë gjërat edhe në aspektin sportiv”. Lidhur me objektivat sezonin e ardhshëm, Kieza nënvizon: “Do të jetë një vit edhe më i kompletuar sesa këta dy të fundit. Kjo, pasi Interi fitoi vërtet Kupën dhe

Superkupën e Italisë, por ndërkohë kampion u shpall Milani dhe kjo do të thotë që konkurrenc­a është shtuar ndjeshëm. Juventusi gjithsesi cilësitë i ka, por ne duhet të punojmë dhe të nisim të rigjejmë mentalitet­in tonë, të jemi më të ligj në fushë, pasi ka qenë gjithmonë kjo cilësia që e ka diferencua­r këtë klub në Itali. Sezonin e kaluar mendoj se na penalizoi një start shumë negativ, por sezonin tjetër gjërat do të jenë shumë ndryshe dhe jam i sigurt për këtë. Siç thotë trajneri Alegri, e rëndësishm­e është që në mars të jemi në garë për të gjithë objektivat dhe më pas mund të bëjmë diferencën me cilësinë tonë, - vazhdon anësori i sulmit bardhezi, i cili lidhur me konkurrenc­ën e mundshme që mund të ketë me Di Marian nëse vjen, saktëson. – Unë do të isha shumë i lumtur që të mirëprisja një si Di Maria në skuadër. Ai është një lojtar i një tjetër kalibri, ka fituar gjithçka dhe nuk kam pse zgjatem më shumë. Prandaj, nëse doni argumente të tjera për merkaton ja ku e keni presidenti­n Anjeli, ai i di më mirë se unë këto gjëra (qeshin të dy)...”

KOMBËTARJA

Ashtu si Juventusi edhe Kombëtarja e Italisë duhet të nisë një cikël të ri, që për Federiko Kiezën e vetmja pikë fikse duhet të jetë Roberto Mançini: “Kemi nevojë për ndryshim, për të rinj të freskët, por edhe për të ndryshuar sistemin italian të vlerësimit të talenteve. Jemi shumë mbrapa në këtë aspekt kundrejt vendeve të tjera. Këtu te ne të rinjtë italianë luajnë pak, ndaj ka ardhur koha që të pyesim veten dhe të ndryshojmë mentalitet. Prandaj them me bindje se Mançini është personi i duhur për të drejtuar ajkën e futbollit italian, siç na udhëhoqi duke na çuar në fitimin e Europianit. Kur unë isha në skuadrën e të rinjve, te Fiorentina na mësonin bazën e gjërave, por nuk e di nëse diçka e tillë bëhet tani. Një këshillë Gnjontos? Të bëjë atë çfarë tregoi në fushë në ndeshjen debutuese. Mund të jem dakord me faktin se Italia nuk di që t’i presë dhe t’u japë kohë të rinjve, por në të njëjtën kohë ka edhe nga ato raste kur dikush pas vetëm 20-30 minutash lojë etiketohet menjëherë si Mesi apo Ronaldo. Personalis­ht unë mund të them se kam pasur fat në këtë aspekt, duke qenë se kam pasur përkrah gjithmonë njerëzit dhe trajnerët e duhur. Ku jap unë rendiment më të lartë? Në krah, siç bëra në Europian me Italinë. Nuk ka rëndësi majtas apo djathtas, por mendoj se edhe trajneri Alegri më ka parë në Europian dhe e di mirë se çfarë mund të bëj mirë dhe ku mund ta bëj”, përfundoi Federiko Kieza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania