Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Me Italinë pa tifozë, është turpi ynë

Trajneri i Anglisë u tërheq veshin tifozëve për sjelljen “Testi ideal jo vetëm për të fituar, por edhe eksperimen­tuar”

-

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, e ka quajtur një turp për vendin faktin që ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve kundër Italisë do ta luajnë me stadiumin e boshatisur. Federata Angleze u dënua me dy ndeshje me dyer të mbyllura (njëra është pezulluar) pas sjelljes së dhunshme të tifozëve në finalen e Europianit kundër Italisë një vit më parë në “Wembley”. Sot në “Molineux” do të jenë 3 mijë tifozë të pranishëm, kryesisht fëmijë nën 14 vjeç, të cilët sipas rregullave të UEFA-S lejohet të hyjnë në stadium kur ndeshjet luhen me dyer të mbyllura. “Nëse ky është një turp, është për Anglinë si vend”, tha Sauthgejt në konferencë. “Shumë prej njerëzve që shkaktuan problemet nuk jam i sigurt nëse ishin tifozë futbolli. Ne folëm për këtë pas finales. Shumica e tifozëve anglezë që udhëtuan në Gjermani u sollën shkëlqyesh­ëm. Një faleminder­it e madhe shkon për ta, sepse ndoshta njerëzit mendonin diçka ndryshe”. Sauthgejt shtoi se të gjithë lojtarët që ka në dispozicio­n janë në gjendje të luajnë kundër Italisë, pavarësish­t se ai paralajmër­on se do të ketë ndryshime nga barazimi 1-1 me Gjermaninë të martën. “Nuk kemi asnjë lojtar që nuk mund të përdorim, por duhet të mendojmë për disa ndryshime dhe duhet të marrim në konsiderat­ë edhe freskinë e skuadrës gjithashtu. Mendoj se ndeshja kundër Italisë është një test shumë i mirë, i nivelit më të lartë, për të treguar besim ndaj lojtarëve. Për ne në këtë moment është e rëndësishm­e jo vetëm që të fitojmë, por edhe të bëjmë të gjitha provat e mundshme, duke u dhënë lojtarëve mundësinë për të luajtur në ndeshje të

rëndësishm­e si kjo”. Fill Foden është rikthyer në stërvitje pasi kaloi Koronaviru­sin, por aktivizimi i tij mbetet në dyshim. Ndërsa Kalvin Filips u stërvit i diferencua­r pas një goditjeje që mori në këmbë në duelin me Gjermaninë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania