Panorama Sport (Albania)

Rikthim në vendin e krimit, Mançini: Dua Botërorin 2026

Trajneri i Italisë lë pas të kaluarën dhe sheh nga e ardhmja Manço: Italia do t’u besojë të rinjve, do të na japin trofe

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Italia kthehet të luajë në Angli, gati një vit pas triumfit në kampionati­n europian. Por që nga finalja e korrikut të vitit të kaluar shumë gjëra kanë ndryshuar dhe mbi kampionët e Europës rëndon barra e moskualifi­kimit për në kampionati­n botëror në Katar. Megjithatë, nuk ka më kohë për të qarë dhe trajneri Roberto Mançini ka vendosur të shohë përpara me Italinë e tij. Duke folur nga Anglia, ai ka shkuar shumë larg, duke menduar për kampionati­n botëror të vitit 2026, duke u premtuar italianëve një kombëtare konkurrues­e të denjë për të fituar titullin botëror. Natyrisht që është shumë herët për të folur për një objektiv të tillë madhor. Por Mançini beson se hapat pak e nga pak do të hidhen duke nisur nga ky edicion i Ligës së Kombeve.

NDESHJA – “Do të jetë një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër që luhet në Angli. Nuk e kam vendosur ende

formacioni­n, por mund të ketë ndryshime, veçanërish­t për ata lojtarë që kanë luajtur dy sfidat e para në grup”.

PA TIFOZË – “Të them të drejtën nuk kam shumë për të thënë në këtë drejtim. Nuk kujtoj asgjë çfarë ka ndodhur në Angli në finalen e Europianit, por natyrisht që futbolli është shumë i bukur me tifozët

në stadium”.

REVANSHI ANGLEZ – “Nuk e shoh kështu edhe pse në fakt duhen pyetur anglezët se çfarë mendojnë. Për mua kjo është një ndeshje e një natyre tjetër, nuk mund të krahasohet me një finale europiani. Pastaj luhet në një stadium të ndryshëm nga ai ku zakonisht luan Anglia e për më

tepër me dyer të mbyllura”.

CIKLI I RI – “Nuk mendoj se duhet ta kishim nisur më parë këtë cikël të ri, ishte e paparashik­ueshme. Fituam Europianin dhe pas një muaji e gjysmë nisëm sërish të luanim. Kjo ishte skuadra që kishte nisur kualifikue­set e Botërorit. Përtej Bonuçit e Kielinit të gjithë ishin të rinj. Ndaj, nuk mendoj se ia vlen t’i kthehemi edhe një herë asaj çfarë ndodhi në Palermo. Nuk ka logjikë”!

E ARDHMJA – “Futbolli ndryshon çdo ditë. Objektivi ynë është t’u besojmë të rinjve dhe të mendojmë për Europianin dhe Botërorin e vitit 2026 që do të tentojmë ta fitojmë”, ka mbyllur Mançini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania