Panorama Sport (Albania)

Flik: Gjermani, është koha për të fituar

-

Ndeshja e tretë ndërko mbëtare, kundërsh tari i tretë: Pas dy barazimeve në Ligën e Kombeve ndaj Italisë dhe Anglisë, kombëtarja gjermane do të përballet sot në Budapest me Hungarinë. Trajneri i kombëtares, Hansi Flik, tha para gazetarëve se kjo është ndeshja e duhur për t'u kthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Kemi mbetur të kënaqur me seancën e fundit stërvitore. Pas Anglisë, kjo është puna më e vështirë që mund të kesh. Hungaria është shumë kompakte në mbrojtje dhe vështirë që lë pak hapësira. Ne duhet të ndërtojmë sa më shumë aksione, të tregojmë gatishmëri 100 për qind për të performuar. Kjo do të jetë një detyrë e madhe.

Cili është objektivi?

Duam të marrim tri pikë. Të shpërblejm­ë veten për përpjekjet që kemi bërë në dy ndeshjet e kaluara. Është e rëndësishm­e që t'i qasemi ndeshjeve seriozisht dhe me përqendrim. Ishte një hap i madh përpara kundër Anglisë, duhet ta konfirmoj këtë. Është mirë kur përgatitem­i për Kupën e Botës. Ne gjithashtu duam t'u japim mundësi lojtarëve të tjerë për të luajtur, por fokusi është te rezultati.

Sa i rëndësishë­m është Tomas Myler?

Unë e njoh Tomasin prej shumë vitesh. Ai është i rëndësishë­m për çdo ekip, ai mund t'i udhëheqë dhe ka cilësi të jashtëzako­nshme. Ka treguar se jo vetëm mund të shënojë gola, por edhe t'i përgatisë. Ai është mësuar të japë performanc­a të larta në një nivel të lartë.

Po Rydiger?

Toni është zhvilluar në mënyrë fantastike. Jo më kot tani atij i është dhënë një kontratë katërvjeça­re me Real Madridin. Ai është shumë i fokusuar në stërvitje dhe dikush që mund të luajë çdo lojë. Ai është një lider absolut në prapavijë, ne jemi shumë të lumtur që e kemi. Ai është një sulmues i mirë dhe gjuajtës me kokë, ka shpejtësi të jashtëzako­nshme dhe di se si të shkëlqejë në lojën në ajër. Kjo është pikërisht ajo që na duhet.

Prisni fishkëllim­a për shkak të gjestit të zemrës së Goreckës?

Nuk është problem për ne sepse të gjithë kanë luajtur kaq shumë ndeshje ku atmosfera në stadium ishte ndezur. Kjo është një gjë e vogël, të gjithë në këtë nivel duhet ta durojnë atë. Mund të ketë vërshëllim­e, por kur arbitri i bie bilbilit, këto janë gjëra të parëndësis­hme.

Ishte kjo një periudhë e lodhshme për lojtarët?

Katër ndeshje janë shumë. U grumbullua­n dy vitet së bashku: ne patëm një pandemi, kaq shumë lojëra u vendosën në prapavijë. Si lojtar, nuk ke pothuajse asnjë përgatitje dhe më pas i kthehesh jetës së përditshme. Pas kësaj, ata sfidohen përsëri çdo katër ditë. Ju duhet të pyesni se si mund t'u jepni lojtarëve pushim. Këto janë gjërat që priten nga ekspertët në komisionet përgjegjës­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania