Panorama Sport (Albania)

AUSTRI FRANCË

-

Franca duket se nuk ka ndërmend të dalë nga kriza, ndonëse dje kundër Austrisë ishin edhe disi të pafat në fund. Gjithsesi, të luash 10-15 minutat finale në nivelin e tyre të vërtetë nuk është se mjafton, prandaj edhe në transfertë­n e djeshme, ndeshja e tretë e Ligës së Kombeve, "Gjelat" e Didië Deshampit vazhdojnë të jenë në kuotën zëro në kornizën e fitoreve. Në Grupin A1 kryeson Danimarka me 6 pikë (dje u mundën nga Kroacia), ndërkohë që Franca është e fundit për momentin dhe për këtë mendoi Veiman, i cili në minutën e 37-të i jep avantazhin në Vjenë të zotëve të shtëpisë. Gjithsesi, Didië Deshamp duket se e kupton se çfarë nuk shkon dhe në pjesën e dytë rrezikon duke hedhur Kilië Mbapenë në fushë, ndonëse i dëmtuar dhe pikërisht ylli i PSG-SË është njeriu që ndryshon ritmin. Ai fillimit tërheq Francën të gjithën në zonën austriake, derisa në të 83-ën, pas një shpërthimi në shpejtësi barazon shifrat. Madje, nëse nuk do të kishte qenë për traversën pak sekonda më pas, Mbape do të kishte shijuar natën e tij perfektë, por Austria me pak fat ia doli, duke menduar edhe pritjen në frymën e fundit të Pentz ndaj Guenduzit, që i mohoi përmbysjen bluve. Flet Mbape - "Edhe një natë tjetër nuk morëm atë që prisnim. Kjo situatë po bëhet disi e bezdisshme, por duke nisur nga e hëna duhet të nisim të ndryshojmë trendin tonë.

Pse në stol? Nuk jam në formë, kam dhimbje, por e sigurt është që sa herë trajneri Desham dhe Franca kanë nevojë për mua unë nuk do të kursehem. Ishte një mëkat edhe për traversën në fund, por do të mundohemi që të korrigjohe­mi në ndeshjen e radhës", tha pas ndeshjes sulmuesi francez, Kilië Mbape.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania