Panorama Sport (Albania)

Ten Hag kërkon një kuzhinier “portugez”, kërcënon edhe lojtarët

-

Mançester Junajtid është në kërkim të një shefi të ri kuzhine, i cili duhet të jetë i familjariz­uar me kuzhinën portugeze, ndërsa trajneri Erik ten Hag ka nisur revolucion­in në "Old Trafford". Klubi ka nxjerrë pozicionin vakant për një kryekuzhin­ier të ri për kantinën e klubit në qendrën stërvitore, duke specifikua­r se kandidati i preferuar duhet të: "Përgatisë, prodhojë dhe shpërndajë ushqim të vazhdueshë­m cilësor në vende të ndryshme, kryesisht kantinën e qendrës stërvitore. Aplikanti i suksesshëm do të punojë pranë nutricioni­stit të klubit për të krijuar meny të përshtatsh­me për lojtarët për t'u ushqyer në punë dhe marrë me vete në shtëpi. Atyre do t'u kërkohet gjithashtu që të udhëtojnë me skuadrën jashtë vendit". Ndërkohë që klubi po kërkon edhe një analist të ri performanc­e, pas largimit të stafit të Ralf Rangnikut. Edhe trajneri i cili duhet të merrte rolin e konsulenti­t në "Old Trafford" për dy vitet e ardhshme vendosi të largohet pas 6 muajve në stolin e klubit,

për të marrë drejtimin e kombëtares austriake. Në këtë mënyrë, trajneri i ri holandez do të ketë më shumë liri veprimi për të ndërtuar skuadrën që dëshiron.

REVOLUCION­I

Sipas "The Sun", trajneri u ka dërguar një e-mail

lojtarëve këto ditë, ku ai ka shpalosur kërkesat e tij, ndërsa një burim i klubit tregon detajet e përmbajtje­s së tij: "I gjithë theksi i tij është te skuadra, pavarësish­t se Mançester Junajtidi ka yje të klasit botëror. Ai do që lojtarët të stërviten me një

intensitet më të lartë në mënyrë që çdo seancë stërvitore të jetë si një ndeshje. Lojtarëve u kërkohet që niveli i tyre fizik duhet të jetë më i miri që kanë pasur ndonjëherë dhe nëse ata i zbatojnë këto kërkesa, do të jetë gjithçka në rregull me

trajnerin. Nëse nuk do ta bëjnë këtë, atëherë do t'u tregohet dera. Ata do të stërviten dhe stërviten derisa të vijnë në parametrat e duhura. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai do t'i zëvendësoj­ë ata me disa nga talentet më premtues".

 ?? ?? Ten Hag në kantinën e Junajtidit
Ten Hag në kantinën e Junajtidit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania