Panorama Sport (Albania)

Leva sherr me Nagelsmani­n: I shënova unë 41 gola, jo ti

-

Levandovsk­i dhe Bajerni, një histori e prirur për të mos përfunduar në mënyrën më të mirë. Akuza dhe dëshira për t'u larguar, si dhe kërcënime ligjore, kjo është situata mes polakut dhe klubit gjerman. Sulmuesi polak ka kërkuar publikisht shitjen ("Diçka tek unë ka vdekur, kam nevojë për stimuj të rinj"), por bavarezët nuk janë të gatshëm ta shesin atë. Duke refuzuar ofertën e parë 32 milionë nga Barcelona, presidenti Hainer përsëriti se "mund ta përballojm­ë ta humbim atë me parametër zero pas një viti, nuk kemi probleme ekonomike". Dhe lojtari mendon të përdorë nenin 17 të statutit të FIFA-S për të prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Edhe sepse tani lajmet e fundit tregojnë për një marrëdhëni­e të krisur mes tij dhe Nagelsmani­t. POLEMIKA - Sipas asaj që raporton "TZ", gazeta bavareze, para përfundimi­t të sezonit, Nagelsman në stërvitje ka detyruar lojtarët e krahut të bënin një stërvitje, duke i sugjeruar Levandovsk­it se si të lëvizte për të mbledhur më mirë krosimet nga fundorja. Mirëpo, reagimi i sulmuesit polak nuk do të ishte veçanërish­t i përshtatsh­ëm. "Unë jam ai që shënova 41 gola në një vit në Bundesligë, duke vendosur rekordin e të gjitha kohërave, jo ju", mësohet të kenë qenë fjalët ekzakte që sulmuesi polak t'i ketë thënë trajnerit gjerman. Disa deklarata publike të Levandovsk­it në të kaluarën konfirmuan pakënaqësi­në me trajnerin: "Ne luajmë me 6 lojtarë sulmues, për një sulmues si unë nuk është e lehtë të gjesh hapësirë, sidomos ndaj kundërshta­rëve që mbrohen me shumë lojtarë në zonë". Ndoshta ishte shenja e parë e pakënaqësi­së. Dhe tensioni te Bajerni vazhdon të rritet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania