Panorama Sport (Albania)

Shpenzon më pak se Fulhami, por Reali ka fituar 5 Champions

Kjo dekadë konfirmoi mbretërimi­n në Europë të Madridit “Los Blancos”, skuadra e 32-të në planet për shpenzimet

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit fiton te në Lisbonë në vitin 2014 titullin e dhjetë kampion në Europë. Që nga ai trofe do të vinin edhe katër kupa të tjera me veshë të mëdhenj në Madrid, 2016, 2017, 2018 dhe e fundit pak javë më parë në Paris në finalen kundër Liverpulit. Pesë tituj kampion Europe në 8 vite kalendarik­ë ose në 9 sezone futbollist­ikë. Një dekadë e gjitha suksesi për Realin e Madridit që duke marrë për referencë sezonin 2012-2013 ka fituar aq herë Ligën e Kampioneve sa e gjithë pjesa tjetër e kontinenti­t e marrë së bashku. Për të gjetur çelësin e suksesit të Realit pa diskutim që nuk flitet për një të vetëm. Janë një sërë faktorësh që kanë ndihmuar klubin madrilen për të mbretëruar në Europë. Pa diskutim një nga meritat e mëdha të klubit dhe presidenti Perez është se ka ditur të administro­jë në mënyrë gati perfekte financat e klubit. Reali është një nga klubet më të balancuar në Europë sa u përket hyrjeve e daljeve në merkato. Në një analizë të bërë nga gazeta “AS”, rezulton se Reali i Madridit është klubi i 32-të në botë sa u përket shpenzimev­e të bëra në merkato, i lënë pas edhe nga klube si Zeniti i Shën Petërburgu­t (Rusi), Fulhami e Brajtoni në Angli apo Bejzhing Guan në Kinë e plot klube të tjera që nuk krahasohen me “Los Blancos”. Është e qartë se Reali i Madridit mbështetej në një bazë solide të ngritur qoftë në sulm me Kristiano Ronaldon, qoftë në mbrojtje me Serxhio Ramosin. Por Champions-i i fundit i fituar më 28 maj në Paris erdhi pa Ronaldon e Ramosin në përbërje. Një udhëtim i nisur vetëm me afrimin e Kamavingës. Që nga faza e eliminimev­e direkte në 1/8 e finaleve e deri në fund, me radhë Paris Sg-ja, Çelsi, Mançester Siti e Liverpuli kishin një vlerë shumë më të lartë në merkato se skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti. Ndërsa Madridi ka një bilanc negativ prej -146 milionë eurosh, Siti kryeson këtë tabelë me një shpenzim neto prej 1,053 miliardë eurosh, i ndjekur nga fqinjët e qytetit, Mançester Junajtid që gjithashtu e ka kaluar barrierën prej 1 miliard eurosh. -1,016 për “Djajtë e Kuq” që nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit te suksesi që kur Ferguson u largua nga drejtimi i klubit. PSG-JA është e treta, me 923 milionë euro të

shpenzuara. Surpriza vjen nga vendi i katërt ku gjendet Arsenali që edhe pse ka një bilanc shpenzimes­h neto -609 milionë euro nuk ka mundur të fitojë asgjë. Top-5 mbyllet nga Barcelona me një bilanc shpenzimes­h neto prej -524 milionë eurosh.

PREMIER – Kampionati anglez kryeson listën në çdo drejtim për sa u përket shpenzimev­e të bëra. Në pesëshen e parë janë Siti, Junajtid e Arsenali, teksa lista e shpenzuesv­e të mëdhenj plotësohet edhe me Çelsin (i 8-ti), Liverpulin (9-ti), Aston

Vila (11-ta), Uest Hemi (12ti), Njukasëlli (13-ti), Evertoni (14-ti), Totenhemi (16-ti), Uolverhemp­toni (17-ti), Lesteri (18-ti), Kristal Palasi (21ti), Brajtoni (22-ti), Lidsi (26ti) dhe Fulhami (29-ti). Të gjithë përpara Madridit. Por Reali kalohet për sa u përket

shpenzimev­e edhe nga klube nga Lindja e largët, kryesisht Kina.

LËVIZJET E REALIT – Merita e madhe e “Los Blancos” qëndron në faktin se klubi i drejtuar nga Perez i ka bërë një menaxhim të shkëlqyer pandemisë. Në dhjetë

sezonet e fundit Reali ka shpenzuar jo pak, por 1.050 miliardë euro. Por nga ana tjetër klubi “Los Blancos” ka arkëtuar 899 milionë euro nga shitjet e kryera në të njëjtën dekadë, duke pasur një bilanc negativ prej vetëm -146 milionë eurosh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania