Panorama Sport (Albania)

Kastrioti konfirmon trajnerin, Çela: Ja projekti i ri i ekipit

-

Kastrioti i sezonit të ri do të vazhdojë rrugën aty ku përfundoi edicioni i fundit. Emiljano Çela është konfirmuar në krye të Kastriotit edhe për sezonin e ri futbollist­ik. Kjo ka ardhur pas një takimi me presidenti­n Alban Vogli të shtunën, ku krahas konfirmimi­t të teknikut edhe për një sezon, janë diskutuar edhe mjaft çështje të tjera që kanë të bëjnë me skuadrën dhe kryesisht merkaton e verës. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Emiljano Çela, i cili për “Panorama Sport” u shpreh: “Është e vërtetë që jam konfirmuar në krye të Kastriotit. Kemi rënë dakord me presidenti­n për ta vazhduar bashkëpuni­min edhe për një sezon tjetër. Një nga pikat e dakordësua­ra ka qenë ajo që unë e kam shprehur edhe më parë, ruajtjen e grupit aktual. Normalisht, një pjese të lojtarëve i ka përfunduar kontrata, por ne u kemi bërë ofertë për të rinovuar dhe presim konfirmimi­n e tyre. Do t’i presim deri më 4 korrik, datë në të cilën ne kemi vendosur edhe për nisjen e përgatitje­ve për sezonin e ri”. I pyetur për projektin e ri të Kastriotit dhe çfarë synojnë krutanët në këtë merkato, trajneri Çela deklaroi: “Projekti do të vazhdojë dhe do të synohet gjithnjë përmirësim nga sezoni në sezon. Sigurisht që duhet shumë punë dhe përkushtim. Për t’i pasur këto duhet të funksionoj­në të gjitha hallkat. Për sa i përket skuadrës së re, siç e thashë më sipër, do të tentojmë të ruajmë grupin. Sigurisht që firot mund të ketë, por do të mundohemi t’i zëvendësoj­më me lojtarë të mirë”. Shumë emra janë lakuar si largime të mundshme nga radhët e Kastriotit pas përfundimi­t të sezonit, por klubi ende nuk ka bërë asnjë zyrtare, pasi po bisedohet për ruajtjen e grupit. Kaina Nunesh, sulmuesi brazilian, që erdhi i huazuar nga Vllaznia në janar, mund të quhet zyrtarisht i larguar. Vetë sulmuesi brazilian e ka konfirmuar për “Panorama Sport” se është larguar nga zyrtarisht nga Kastrioti. Parimisht të larguar konsideroh­en edhe Jusuf Zetuna, Henri Okebuku, Spartak Ajazi dhe Bedri Greca, ndonëse këtij të fundit i është ofruar rinovimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania