Panorama Sport (Albania)

“Na ishte njëherë ‘Qemal Stafa’”, Uvil Zajmi sjell librin e ri

-

Pas librave sportivë “Emocione 1,2,3” dhe atij satirik, “Unë, Be lul, megalomani i sportit”, gazetari dhe publicisti Uvil Zajmi na sjell botimin e tij të ri, “Na ishte njëherë ‘Qemal Stafa’” (Ngjarje që bëjnë histori). Një libër voluminoz, i pari që i dedikohet dhe na fton që si një album, film, ta shohim e të përjetojmë, duke kujtuar gjithçka që ka lidhje me stadiumin tonë kombëtar në 70 vite të karrierës së tij. Një rikthim emocional në epoka, ndeshje, takime ndërkombët­are me përfaqësue­se, klube, sfida të famshme derbi, finale, përballje historike, kualifikim­e, goleadorë legjendarë, një aleancë e këtij stadiumi me skuadra, arbitra, trajnerë, fushën, pistën, atletë, sportistë, gazetarë, artistë, spektatori­n, kampionë, rekorde, rekordmenë. Mbi 170 ngjarje, që i referohen periudhës nga shekulli i kaluar, për të vijuar në atë aktual. Gjithçka e shoqëruar me informacio­n, detaje, kuriozitet­e dhe fotografi. Episodet kanë jetë, janë energjike, shumë prej tyre, ashtu siç shprehet vetë autori në hyrje, i ka përjetuar nga afër. Nga veprimtari­a e parë pas lufte, si garat e atletikës në shtator të vitit 1945, pastaj debutimi i futbollit, deri në atë mbyllës, vërshëllim­ën e fundit, maj 2016. Nga Vllaznia kampionia e parë, Ballkaniad­at në futboll, atletikë, lojërat me dorë, Spartaku i Moskës, Levski, Dozha, barazimi 0-0 me Hungarinë, RDGJ-NË, sfidat ballkanike me klube, Norçepingu, Këln, Standard, Ajaks etj. Fitoret ndaj Atdvidaber­gut, Sëlltikut, pastaj Kombëtarja, triumfi me Danimarkën, goli i parë i Krajës, takimet e paharruara, nga Irlanda, Gjermania, Belgjika, Greqia, Milani, Reali, Spanja, Anglia, Bajerni etj. Duke kujtuar që në atë stadium, himni kombëtar është kënduar më shumë se në çdo vend tjetër. Nga Boriçi, Jareci, Spahiu, Fagu, Vathi, Xh. Demneri, Biçaku, M. Dibra, Llambi, Mirashi, Parapani, Gjinali, Vogli, Resmja, Pano, Janku, Zëri, Përnaska, Bizi, Rragami, Zhega, Kaçi, Musta, Minga, Kola, Muça, Murati, Çeço, Dibra, Demollari, Kushta, Fortuzi, Bogdani, Tare, Rraklli, te Begeja, Hatibi, Balluku, Stefanllar­i, Demiraj, Jegeni, Mazniku, Bajraktari, Toska, Bebeziqi, Mulla, Ruli,

Papuli, Driza, Afezolli, Alia, Kacagjeli, Dimraj, M. Ranxi, Sh. Spahiu, Z. Frania, A. Duli, L. Markolaj, Pronjari, Evro, Spaho, Mocka, Gjini, Duli, Shala, A. Dani, Preka, Nih Cin Cini, Bubka, Koe, Menea, arbitrat Toptani, Shala, Kuka, Dervishi, Karapici,

Një libër dinamik, me vlerë jo vetëm për lexuesin, por edhe për literaturë­n e arkivin sportiv, pasi stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishm­e edhe e jetës sociale, historisë sonë jo vetëm sportive. Një libër i mbërritur në momentin e duhur, me ngjarje të përmbledhu­ra e të parrëfyera asnjëherë më parë, ku Zajmi shfaqet i pranishëm në shumë prej tyre të shtrira në kohë, disa edhe të harruara e që pak njihen për brezat e rinj e që pak kujtohen nga ata që i kanë përjetuar.

Kotherja, Pregja etj. Nga Mazreku, Bellova, Këlliçi te Shqarri e Grillo apo çiklistët me B. Agalliun në finishet e paharruara deri edhe sfidat e boksit, ato ndërkombët­are të kohës. Nga Samaranç te Johanson, Blater; nga Best, Krujf, Bekenbauer, Overat, Myler,

Netzer, Xhaiç, Rumenige, Ferguson, Platini, Boniek, Baxho, Rosi, Ibrahimovi­ç, Eusebio, Figo, Guardiola, te goli i mohuar i Gjinalit me RFGJ-NË, F. Vokrri, “Topat e Artë” që kanë shkelur në atë stadium, nga i pari Suarez, te Kaka e Ronaldo. Pastaj këngëtari Albano, grupi muzikor La Bouche, Morandi me to edhe Gjebrea, Gaçe etj. Pa harruar tifozët kuqezi. Një libër i jashtëzako­nshëm që i referohet kujtesës, rikthim në ngjarje reale, të sjella me kujdes, thjesht, faqe që kalojnë, të tërheqin, ka shumë dashuri, duke u përpjekur që Zajmit të mos i shpëtojë asgjë, ku çdo veprimtari ka historinë, personazhe­t dhe fotot e saj. Një stadium që ka qenë dhe mbetet kombëtar, unik, i të gjithëve, që ka bërë të rrahë fort zemra e një tifozi, spektatori në një mesditë, fundjavë, duke ofruar argëtim, miqësi, emocione, shumë gëzime, por edhe zhgënjime. Lojtarë, sportistë kolosë shqiptarë, por edhe të huaj që kanë shkelur në të. Falë një kujtese të admirueshm­e, Zajmi i është rikthyer me një simpati të veçantë e plot dashuri atij stadiumi, shkallët e të cilit të gjithë i kemi ngjitur e zbritur sa herë. Një rrugëtim i gjatë, siç shprehet autori, për të rrëfyer ato çfarë ka përjetuar ai dhe vetë kombëtari. Me një stil të veçantë, ndryshe nga librat e tjerë të tij, te “Na ishte njëherë ‘Qemal Stafa’”, ofron një libër dinamik, me vlerë jo vetëm për lexuesin, por edhe për literaturë­n e arkivin sportiv, pasi stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë dhe mbetet një pjesë e rëndësishm­e edhe e jetës sociale, historisë sonë jo vetëm sportive. Një libër i mbërritur në momentin e duhur, me ngjarje të përmbledhu­ra e të parrëfyera asnjëherë më parë, ku Zajmi shfaqet i pranishëm në shumë prej tyre të shtrira në kohë, disa edhe të harruara e që pak njihen për brezat e rinj e që pak kujtohen nga ata që i kanë përjetuar. Një lidhje e afërt, gati intime me stadiumin e ëndrrave, katedralen e futbollit, selinë atletikës, me kronongjar­je, një stadium që i afroi shqiptarët me sportin në etapa, histori të ndryshme sportive deri edhe artistike të zhvilluara brenda tij. Mbyllja e librit shoqërohet me një prolog interesant, kur edhe vetë kombëtari dëshiron të flasë e të tregojë disa të veçanta që i ka ruajtur në ditarin e tij, “mjafton të hapësh për t’i lexuar”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania