Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet Çelsi, ul çmimin për Lukakun, belgu: S’mund të flas për operacioni­n

Nisin bisedimet, blutë e Londrës pranojnë edhe 15 milionë euro për huazimin

-

Çështja e Romelu Lukakut po merr ditë pas dite ngjyrime të ndryshme dhe këtë herë për të rikthyer belgun në Milano janë vendosur në lëvizje vetë klubet. Pasi Çelsi kishte deklaruar se sulmuesi nuk do të lëvizte nga Londra nëse për të nuk do të paguheshin 25 milionë euro për huazimin njëvjeçar, blutë duket se kanë bërë një hap pas dhe janë gati të bisedojnë mbi shumën dhe ta lënë Lukakun të largohet. Këtë raporton britanikja “The Telegraph” e cila zbulon se bisedimet mes klubeve kanë nisur. Sipas medias, të martën drejtuesit e të dyja klubeve kanë pasur një videokonfe­rencë që ka vazhduar edhe mëngjesin e djeshëm, së cilës i është bashkangji­tur edhe vetë pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli. Amerikani e di se Lukaku

dëshiron të largohet dhe nuk ka ndër mend ta mbajë kundër dëshirës së tij, motiv ky për të cilin i ka bërë të ditur Marotës se duhet të gjendet një rrugë e mesme. Biseda momentale ama është fokusuar te huazimi vetëm për sezonin e ardhshëm dhe nuk është kaluar në detaje të mëtejshme si detyrimi i blerjes, përveç shifrës dhe përfshirje­s së një lojtari

tjetër në marrëveshj­e.

DUMFRIS DHE SHIFRAT - Në këtë pikë gjithmonë i përmenduri është Denzel Dumfris, por për të cilin Interi kërkon 40 milionë euro. Anglezët tentuan të ulnin çmimin e tij duke e vlerësuar me 25 milionë euro holandezin dhe duke u propozuar zikaltërve që në këmbim të huazimit 1-vjeçar të Lukakut të dërgonin Dumfrisin në

Londër përfundimi­sht, por italianët refuzuan. Përballja e parë mes klubeve ama i ka hapur rrugën gjetjes së akordit, që nuk pritet të vonojë pasi ekziston vullneti i të gjitha palëve të përfshira, për më tepër kur Çelsi është gati të ulë shifrën e kërkuar për huazimin në 15 milionë euro. Deri më tani Interi ka ofruar 5 milionë, por hendeku mes kërkesës dhe ofertës, edhe pse jo i vogël, duket lehtësisht i kapërcyesh­ëm, diçka që do të testohet në fundjavë, kur pritet të jetë edhe takimi i ardhshëm. E në vorbullën e të gjitha këtyre, foli edhe protagonis­ti ose, më saktë, nuk foli. “Nuk mund të flas për tratativën me Interin”, ishte përgjigjja e Lukakut për “The Times”, një sinjal i tensionit të belgut që ende pret të mësojë fatin e së ardhmes së tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania