Panorama Sport (Albania)

Tifozët duan “kokën” e Sauthgejti­t, lojtarët e mbrojnë: Është njeriu i duhur

Kapiteni Kejn i del në krah trajnerit pas krizës së Anglisë

-

Tifozët anglezë kërkojnë shkarkimin e trajnerit Garet Sauthgejt pas humbjes turpëruese me Hungarinë në Ligën e Kombeve. “Tre Luanët” u shpërfytyr­uan në “Molineux” 4-0 nga magjarët ndërsa nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në këtë kompeticio­n duke ngritur alarmin 5 muaj përpara Botërorit. Por pavarësish­t se Sauthgejt ka rezultatet më të mira në stolin e kombëtares që prej Botërorit të 1966-ës (gjysmëfina­le në Rusi 2018 dhe finale në “Euro 2020”), në një sondazh të “The Sun”, 60.7 për qind e gati 5 mijë votuese në fakt kërkojnë shkarkimin e tij nga stoli (2838 vota). 25% (1167 votues) mendojnë se rezultatet e tij janë të shkëlqyera ndërsa 671 persona (14.3%) votuan se nuk e dinë.

LOJTARËT E MBËSHTESIN

– Mes vërshëllim­ave për rezultatin e skuadrës së tij Sauthgejt mori përgjegjës­inë për rezultatet e fundit negative duke thënë se ishte faji i tij. Kapiteni Herri Kejn i doli në mbrojtje dhe tha se ai vazhdon të jetë njeriu i duhur për të drejtuar kombëtaren: “Unë e

kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje sa herë veshim fanellën e anglisë, por tifozët duhet ta kuptojnë këtë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të pasur një Botëror të suksesshëm. Le të mos harrojmë se nga vijmë në këto 50 vitet e fundit”. Të njëjtën gjë bëri edhe sulmuesi i Sitit, Rahim Sterling:

“Futbolli ndonjëherë mund të jetë mizor. Sigurisht që është zhgënjyese. Trajneri nuk mund të gjykohet nga disa ndeshje. Po të shihni hapat që kemi bërë në turnetë e fundit, ku arritëm në një gjysmëfina­le dhe finale, nuk mendoj se disa rezultate të këqija në Ligën e Kombeve janë diçka që ne mund ta gjykojmë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania