Panorama Sport (Albania)

Militao: E justifikov­a pse jam më i shtrenjti

-

Kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, nuk e sheh ende të afërt ditën e largimit nga futbolli i luajtur. Ndonëse vitet kalojnë, sulmuesi francez duket gjithnjë e më në formë, teksa sezoni që sapo u mbyll ka qenë më i miri për të, me 50 gola të shënuar mes Realit dhe kombëtares franceze. Për sulmuesin francez, sezoni i ardhshëm përkon me sezonin e 14-të me "Los Blancos". Ai përkon dhe me vitin e fundit në kontratë për sulmuesin, i cili prej vitit 2009 është pjesë e Madridit. Dhe, sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të ndalet në vitin 2023. Por edhe pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur, Karim Benzema do të vijojë të jetë i lidhur me futbollin. Ai nuk e ka përjashtua­r mundësinë që në një të ardhme të bëjë trajnerin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të futbollist­ëve të rinj të klubit Maubervill, kapiteni i Realit nuk e ka përjashtua­r të bërit të trajnerit pasi të varë këpucët në gozhdë. "Kur një futbollist është ende në aktivitet e ka të vështirë të flasë për një të ardhme që gjithnjë mbetet mister. Të bëj trajnerin nuk e kam menduar, por nuk e përjashtoj. Në çdo rast futbolli është sporti që unë e adhuroj, pastaj nëse do të bëhem apo jo trajner, kjo mbetet për t'u parë", ka thënë sulmuesi i Madridit.

Ngacmimet për Benzemanë nuk kanë reshtur, teksa ai është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të ndërrojë klub. E këtu ai ka qenë më se i qartë: "Nuk e kam menduar asnjëherë, sepse unë jam pjesë e klubit më të madh në botë. Pastaj tjetra është se nuk ka kampionat më të mirë se La Liga".

Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, Eder Militao, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën "Marca". Ai ka qenë një nga pikat e forta të Madridit në këtë sezon, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë titujsh. Nga ana tjetër, kujtojmë se Militao është mbrojtësi më i shtrenjtë me të cilin ka firmosur Reali. Madrilenët paguan 50 milionë euro për të. Por vetë Militao pa ndrojtje ka thënë se e ka justifikua­r plotësisht besimin e klubit. "E di që klubi ka investuar shumë tek unë, por mendoj se e kam justifikua­r plotësisht. Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë, kam punuar fort, por në fund u kam vërtetuar të gjithëve se çdo qindarkë e shpenzuar për mua ia ka vlejtur", ka thënë mbrojtësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania