Panorama Sport (Albania)

Vizat bëhen problem, Partizanit i prishen planet në Slloveni

- DENIS LALA

Partizani kreu ditën e djeshme stërvitjen e parë të fazës përgatitor­e që po zhvillojnë në Slloveni. Klubi publikoi edhe pamjet e para nga seanca, duke u kujdesur të mos shfaqë lojtarë të cilët ende nuk kanë firmosur me ekipin e kuq. I vetmi që i kishte shpëtuar klubit të kuq ishte Romero, i cili duket në sfondin e një fotoje ku në plan të parë është Xhuliano Skuka. Një tjetër lojtar i pakonfirmu­ar që ndodhet në seancën stërvitore është Bekim Rexhepi. Ish-portieri i Skënderbeu­t është bashkuar me ekipin e ri dhe pritet vetëm një procedurë në dokumentac­ion për t'u zyrtarizua­r si lojtar i Partizanit. Ditën e nesërme, Partizani do të kryejë ndeshjen e parë miqësore në tokën sllovene. Djemtë e Mehmetit në orën 17:00 të së shtunës do të sfidojnë NS Mura, një nga ekipet më me emër në Slloveni.

VIZAT - Lojtarët afrikanë janë shndërruar herë pas here në një telash për planet e klubeve tona, veçanërish­t pas nisjes së pandemisë në vitin 2020. "Panorama Sport" ka mësuar nga burime pranë klubit se plot katër lojtarë e kanë pasur momentalis­ht të pamundur t'i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës në fazën përgatitor­e që po zhvillohet në Slloveni dhe që është kyçi për manovrën e ekipit në ndeshjet e Ligës së Konferencë­s, por edhe të sezonit të ri në kompeticio­net vendëse. Kështu, për shkak se nuk kanë mundur të marrin vizat për në Slloveni, në Tiranë kanë mbetur

Maget, Sembene dhe Bintsuka, sulmuesi i afruar në ditët e para të merkatos, pas marrëveshj­es që "demat" kishin arritur me të në muajin janar. Ndërkohë, Matondo ndodhet ende në Kongo, pasi nuk ka mundur të pajiset me dokumentac­ionin e nevojshëm. Ndryshe nga tre të lartpërmen­durit, mesfushori

titullar nuk ka as shansin të stërvitet me ekipin U-21, pasi ndodhet në atdhe, ku ishte kthyer për pushime.

PRISHJA E PLANEVE Matondo është pa dyshim humbja më e madhe e trajnerit Mehmeti në këto ditë të para të fazës përgatitor­e. Kongolezi i ardhur në merkaton e janarit

është shndërruar menjëherë në një lojtar të rëndësishë­m në manovrën e "demave" dhe bashkë me Rrapajn cilësohet si titullar i padiskutue­shëm. Mungesa e tij në stërvitje është pa dyshim një mangësi në zbatimin e planit të stafit teknik në stërvitje. Megjithëse nuk është titullar, gjithashtu i rëndësishë­m është Maget, i cili është lojtar i përdorur herë pas here nga Mehmeti në mesfushë. Nga ana tjetër, Sembene është një alternativ­ë e vlefshme, përderisa nuk ka afrime konkrete në mbrojtje, ndërsa Bintsukës i vonohet akoma më shumë ambientimi me skuadrën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania