Panorama Sport (Albania)

Refuzojnë 3 fantazistë, Adili mban peng Vllazninë

- ADMIR URUÇI

Kishim si objektiv një tjetër afrim që shkoi te Partizani, por gjithsecil­i bën zgjidhjet e veta dhe nuk është problem. Sa më shpejt të vijnë lojtarët, aq më mirë për ne. Bosançiç? Për momentin nuk mund të them gjë. Nuk dua të flas për emra, sepse ndonjëherë dalim edhe blof". Ishte ky mesazhi i trajnerit Mirel Josa për merkaton e kuqebluve, i dhënë në ditën e parë të stërvitjes së Vllaznisë. Sikur ta parandient­e atë që do të ndodhte kur u pyet nga "Panorama Sport" për serbin Nemanja Bosançiç, Josa preferoi të mos jepte detaje dhe dje u konfirmuar zhgënjimi i radhës. Pas prishjes së akordeve në momentet e fundit, kur dhe pritej finalizimi i marrëveshj­eve me fantazistë­t kosovarë Endrit Krasniqi dhe Engjëll Hoti, klubi shkodran u refuzua edhe nga serbi Bosançiç. Ky i fundit, teksa pritej të firmoste një kontratë 2-vjeçare me Vllazninë dhe të prezantohe­j nga klubi gjatë së enjtes, ka dribluar drejtuesit duke lënë një shije shumë të keqe. Një situatë e çuditshme, që ndodh me tre futbollist­ë njëri pas tjetrit, të cilët pasi thonë "po", më pas në momentin deciziv kur duhet të hidhet e zeza mbi të bardhë, nuk pranojnë. "Panorama Sport" mëson se e njëjta situatë ka qenë qoftë me Hotin që shkoi te Partizani dhe Josa e përmendi, e gjithashtu me Krasniqin, i cili bëri prapaktheh­u, duke qëndruar te Prishtina. Ajo që nuk pritej ishte me serbin Bosançiç, që pasi u largua nga Struga dhe kishte pranuar ofertën e Vllaznisë. Ai shihej si zëvendësue­si ideal i braziliani­t të larguar Viktor da Silva, por nuk ishte e thënë që të firmoste me shkodranët. Tashmë klubi është i detyruar të shikojë të tjera alternativ­a për një numër 10, i cili do të zgjidhte edhe problemati­kën pas lëvizjeve që janë bërë në skuadër.

MBROJTËSI - Mevlan Adili është një prej titullarëv­e që Mirel Josa planifikon të ketë në qendër të mbrojtjes për sezonin e ri. Mirëpo, edhe dje në ditën e dytë të stërvitjes në kuadër të përgatitje­ve për Ligën e Konferencë­s, 28-vjeçari nga Shkupi mungonte. Autori i golit që i dha Kupën e Shqipërisë

ekipit shkodran në finalen ndaj Laçit, ka marrë një ofertë zyrtare nga Vllaznia për të rinovuar kontratën, por ka lënë gjithçka pezull dhe kjo e ka një shkak. Adili, përmes menaxherit të tij, ka pasur sinjale nga klube aziatike gjatë javëve të fundit dhe mendohet se e ardhmja e tij mund të jetë mund të jetë jashtë Shqipërisë. Mirëpo, burime në klubin shkodran tregojnë se mbrojtësi u ka dhënë fjalë drejtuesve që në rast se nuk gjen një marrëveshj­e me një ekip të huaj, do të firmosë sërish për Vllazninë. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

 ?? ??
 ?? ?? Çast nga stërvitja e parë e Vllaznisë të mërkurën
Çast nga stërvitja e parë e Vllaznisë të mërkurën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania