Panorama Sport (Albania)

Kaosi, Kategoria e Parë pa trajnerë

Vetëm Besëlidhja ka konfirmuar Alban Brukën, ndërsa Besa ka rikthyer Gugash Maganin Pritet gara më e ashpër në histori, por 12 klube janë totalisht në “gjumë” për stolin

- ADELA MERKO

Kategoria e Parë ësh të e gjitha në kaos. Pritet që të zhvillohet gara më e ashpër në histori, por klubet janë në... gjumë. Zyrtarisht vetëm Besëlidhja dhe Besa e kanë një trajner për sezonin 20222023. Në Lezhë është konfirmuar për një tjetër vit Alban Bruka, ndërsa në Kavajë rikthyen Gugash Maganin. I pari ka marrë “bekimin” e presidenti­t, ndërsa i dyti ka pranuar ofertën dhe ka vendosur dy kushte. Kërkon të rindërtohe­t ekipi dhe ndërhyhet në stadium. Kur jemi në mesin e muajit qershor dhe ndoshta korriku mund t’i rikthejë ekipet në fushë, 12 pankina janë bosh. Pa zgjidhur këtë çështje, logjikisht nuk mund flitet për merkato. Edhe pse në letër dhe me deklarata shumica kanë shfaqur pretendime për kampionati­n, dukshëm janë të vonuara.

SITUATA ME ÇDO KLUB

Dinamo nuk ka në plan që ta mbajë Rodolfo Vanolin, por as nuk e ka larguar zyrtarisht.

Në klub kanë deklaruar se kanë 2-3 alternativ­a, por janë akoma të pavendosur. Edhe pse u përfol Artan Mërgjyshi për këtë rol, me kalimin e ditëve pista është sfumuar. Edhe ekipi tjetër që ra nga elita, është në njëjtën gjendje. Gentjan Liçit mund t’i besohet pankina e Skënderbeu­t,

por garanci nuk ka. Presidenti është takuar me Ramadan Ndreun dhe ky i fundit hapur ka shfaqur dëshirën për të nisur këtë aventurë. Por vetëm kaq, asgjë më shumë. Te Korabi mbetet pezull Donald Mëziu, ndërsa prej muajsh përflitet që Shpendi Kumbarçe mund të kalojë si trajner i parë. Gjithsesi, vendimi final nuk është marrë. Te Apolonia, panorama është disi më e qartë. Juri Kanarsës i ka mbaruar kontrata dhe akord për rinovim nuk pati në takimin e parë. E megjithatë, situata mund të përmbyset në raundin e dytë. Presidenti Koço Kokëdhima takoi kohë më parë Artan Mërgjyshin, por ky i fundit nuk i ka thënë ende “po”. Trajneri në fjalë lakohet edhe te Tërbuni, ku kandidat është edhe Ramadan Ndreu. Pasi shpallën “divorcin” me Elvin Beqirin, në Pukë janë konfuzë. Klodian Arbëri pret edhe një tjetër “mandat” te Tomori dhe veten e sheh si trajner, por akoma nuk ka marrë besimin e kryebashki­akut. Në Burrel me 90% të mundësive do të blindohet Alert Alcani, por akoma nuk e ka marrë fjalën e fundit. Te Lushnja ka çudi pastaj. Agim Canajt i ka mbaruar kontrata, por as që është folur për vazhdimësi­në. Mund të firmosë sërish, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Çështja është që kryebashki­akja nuk e ka prioritet momentalis­ht ekipin e parë. Fillimisht do të merret me akademinë. As Turbina nuk ka konfirmuar Sinan Bardhin. Zyrtarisht kreu i klubit nuk e ka ndarë mendjen, nëse do të vijojë apo jo me të në “timon”. Edhe tri ekipet e ngjitura nga Kategoria e Dytë kanë të njëjtën gjendje. Tek Oriku nuk dihet e ardhmja e Besmir Shabanit dhe te Luzi ajo e Lorenc Pashjes. Për në fund lamë Flamurtari­n, por jo për nga rëndësia. Po negociohet me Dritan Resulin, por hapur i është vendosur “ultimatum” për ngjitjen. Trajneri e mori përsipër këtë mision, por Sinan Idrizi e ka lënë peng: “Do mendohem dhe do të telefonoj...”.

 ?? ?? Juri Kanarsa, italiani që drejtoi Apoloninë sezonin e fundit
Juri Kanarsa, italiani që drejtoi Apoloninë sezonin e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania